Peshk robot për të pastruar oqeanet - Business Magazine Albania

Peshk robot për të pastruar oqeanet

Peshk robot

Peshq robotë janë ndërtuar për të konsumuar mbetjet plastike. Ato janë projektuar me qëllim pastrimin e oqeaneve.

Peshku robot në ngjyrë të zezë ndriçohet nga drita. Kjo e ndihmon të përplasë pendët e tij dhe të tundë trupin. Shkencëtarët mund ta kontrollojnë peshkun duke përdorur dritën për të shmangur përplasjen me peshq ose anije të tjera.

Ekipi i shkencëtarëve vëren se këta peshq robotë, të butë në prekje kanë madhësi vetëm 1.3 cm. Ato mund të thithin mikroplastikë në ujëra të cekëta. Një nga zhvilluesit e projektit thotë se, “Qëllimi është që të mund të mbledhin mikroplastikë në thellësi, në nivele më të thella dhe të japin informacion për të analizuar ndotjen detare në kohë reale”.

Lexo: “E pashmangshme”: Njerëzit që jetojnë në bregdet mund të detyrohen të lëvizin për shkak të ndryshimeve klimatike

Nëse peshku konsumohet aksidentalisht nga peshq të tjerë, mund të tretet pa dëmtuar peshqit e tjerë. Peshku robot është në gjendje të shërohet vetë edhe kur është i dëmtuar.

The guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0