Çfarë është lija e majmunit? - Business Magazine Albania

Çfarë është lija e majmunit?

lija e majmunit

Autoritetet e shëndetësisë në Evropë, Amerikën e Veriut, Izrael dhe Australi kanë identifikuar mbi 100 raste personash të infektuar me linë e majmunit gjatë ditëve të fundit. Zyrtarët në mbarë botën po vëzhgojnë me kujdes pasi për herë të parë kjo sëmundje e rrallë duket se po përhapet tek persona që nuk kishin udhëtuar në Afrikë, ku lija e majmunit është endemike. Zyrtarët theksojnë megjithatë se rreziku për popullsinë e përgjithshme është i ulët.

Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusësh të lisë.

Sëmundja u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958 kur pati dy epidemi të një sëmundjeje, që i ngjasonte lisë, në radhët e majmunëve që përdoreshin për studime – kështu mori edhe emrin lija e majmunit.

Megjithatë nuk janë majmunët, që shërbejnë si kontigjenti kryesor për këtë virus, por janë në fakt brejtësit.

“Shumica e kafshëve që preken nga lija e majmunit janë në fakt brejtës. Minjtë gjigantë të Gambias, apo qentë e egër, janë kafshët nga të cilat mund të ndodhë transmetimi tek njerëzit, që mund të kenë shkuar në pyll, ose që mund të vendosen në kontakt me virusin nëpërmjet kafshëve”, thotë Dr. Rosamund Lewis, drejtuese e sekretariatit për linë e majmunit në Programin e Emergjencave të OBSH-së.

Infektimi i parë tek njeriu ndodhi në vitin 1970 tek një djalë në një zonë të largët të Kongos. Në vitin 2003, 47 persona në gjashtë shtete amerikane u infektuan nga qentë e egër që jetonin pranë disa gjitarëve të vegjël të importuar nga Gana. OBSH-ja vlerëson se tashmë ka mijëra raste të tilla në vit kryesisht në vende afrikane dhe se kjo sëmundje mund të rezultojë fatale për 1 në 10 persona.

“Për njerëzit, niveli i vdekshmërisë është në rreth 10-17%. Zakonisht është një sëmundje e butë dhe vetëm individët me mangësi imunitare do të kenë probleme”, thotë Jorge Osorio, drejtori i Institutit të Shëndetit Global në Universitetin Wisconsin-Madison.

Lija e majmunit i përket familjes së virusit të lisë, por ka simptoma më të buta.

“...I ngjason virusit të lisë, i cili ishte një patogjen vërtet i rrezikshëm për popullsinë në mbarë botën, përpara se të eliminohej nga vaksinimi“, thotë Dr. Ifedayo Adetifa, drejtues i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve të Nigerisë.

Lexoni: Covid na dëmton trurin. E zbulon studimi i ri shkencor

Vaksinat për linë mund të ofrojnë mbrojtje edhe për linë e majmunit, por imunizimi masiv u ndalua dekada më parë. Shumica e pacientëve të infektuar me linë e majmunit kanë vetëm temperaturë, dhimbje në trup, ethe dhe lodhje.

Njerëzit e sëmurur më rëndë mund të kenë irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar që mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Në Sacramento të Kalifornisë, zyrtarët thonë se kanë një rast të dyshuar me linë e majmunit. Zyrtarët shpjegojnë se një pacient mund ta përhapë virusin derisa të jenë shëruar plotësisht infektimet në lëkurë.

Një person mund ta përhapë virusin derisa të jenë shëruar plotësisht infektimet në lëkurë, të ketë rënë korja dhe të ketë dalë lëkura e re. Transmetimi ndodh zakonisht nga kontakti i drejtpërdrejtë me lëngje trupore, lëkurën ose veshjet dhe çarçafët“, thotë Dr. Olivia Kasirye, zyrtare e shëndetit publik në bashkinë Sacramento, të Kalifornisë.

Autoritetet shëndetësore nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse përhapja aktuale ishte për shkak të transmetimit kryesisht në rrugë seksuale, apo thjesht nga kontakti i afërt. Deri më tani janë regjistruar mbi 100 raste të infektuarish me linë e majmunit në disa vende, përfshirë Kanadanë, Spanjën, Izraelin, Francën, Zvicrën, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë.

Vaksina aktuale kundër lisë është efikase edhe ndaj lisë së majmunit, ndërkohë që po prodhohen edhe ilaçe anti-virale. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve rekomandoi që të gjithë personat e dyshuar që mund të jenë infektuar duhet të izolohen dhe t’u ofrohet vaksina ndaj lisë. Shtetet e Bashkuara disponojnë rreth 1 mijë doza të një vaksine të miratuar kundër lisë së majmunit, si dhe rreth 100 milionë doza më të vjetra të vaksinës kundër lisë në rezervat e qeverisë.

/voa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0