Rusia ka falimentuar duke mos mundur të paguajë më borxhin e saj të jashtëm, për herë të parë në një shekull dhe kjo është një goditje e radhës për presidentin Vladimir Putin pasi bën që vendi të largohet akoma më shumë nga sistemi financiar perëndimor.
Pasi pagoi në moment të fundit këstet e saj të borxhit, disa herë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moska nuk mundi të paguante këstin 100 milionë dollarësh në bonde, të muajit të kaluar, afati për të cilin skadoi të dielën.
Pagesat sidoqoftë janë bërë praktikisht të pamundura pasi Shtëpia e Bardhë bllokoi kanalet për kreditorët në perëndim, çka do të thotë se Rusia nuk mundet të shlyejë borxhet e saj pavarësisht vullnetit për ta bërë këtë.
Lexo edhe: Ukraina akuzon Rusinë se ka vjedhur tonelata me grurë
Falimentimi, e para herë që Rusia nuk mund të paguajë që nga revolucioni bolshevik në 1918-ën, është kryesisht një event simbolik për momentin: Rusia e gjen veten kundër gjithë perëndimit dhe sistemit financiar të tij dhe nuk do të mund të ketë akses në tregjet ndërkombëtare për para në të ardhmen e afërt.
Por, falimentimi sidoqoftë do t’ia lidhë më fort duart Putinit ndërsa vendi po përballet me goditjen më të rëndë ekonomike në vite të tëra. Vendi më herët kishte falimentuar për sa i takon borxhit të tij të brendshëm, në 1998, ndërkohë që i nënshtrohej transformimeve ekonomike të post-sovjetizmit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.