Amnisti fiskale? Një projektligj për konsultim publik - Business Magazine Albania

Amnisti fiskale? Një projektligj për konsultim publik

Amnisti fiskale

Një projektligj që parashikon aplikimin e amnistisë fiskale është hedhur për diskutim public nga Ministria e Financave. Ky dokument parashikon të legalizojë pasuritë e padeklaruara. Këtu përfshihen pasuri të paluajtshme, para, sende me vlerë, instrumente financiare, madje edhe monedhat virtuale.

Kufiri për deklarimin vullnetar të pasurisë do të jetë deri në 2 milionë euro, të cilat më pas do të tatohen në masën nga 7 deri në 10%.

Nga amnistia pritet të përfitojnë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse janë apo jo rezidentë tatimorë, si dhe personat juridikë e fizikë, tatimpagues në Shqipëri.

Sipas projektligjit do të përjashtohen nga kjo amnisti zyrtarë të lartë si Presidenti, deputetë, kryeministri e funksionarë të tjerë, përfaqësues të pushteti gjyqësor, gjykatës e prokurorë, si dhe drejtues të institucioneve të tjera shtetërore.

Lexo: Konfindustria: për amnistinë fiskale kërkohet konsensusi i partnerëve strategjikë

Nga hyrja në fuqi e projektligjit, procesi i aplikimit të amnistisë do të jetë rreth 9 muaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0