Të paguash dhe hapësh dyert me një unazë. Ky produkt po tërheq miliona dollarë investime - Business Magazine Albania

Të paguash dhe hapësh dyert me një unazë. Ky produkt po tërheq miliona dollarë investime

Itochu, Mitsubishi dhe kompani të tjera po investojnë në Evering, një unazë inteligjente me një çip që mund të veprojë si portofol dhe çelës, thanë njerëz të njohur me çështjen, sipas Bloomberg.

Evering mbështetet nga MTG, një kompani japoneze me fokus tek produktet e shëndetit dhe bukurisë. MTG lidhi një kontratë me kompaninë e kartave të kreditit “Visa” vitin e kaluar dhe filloi t’i shesë unazat në Japoni, të cilat kushtojnë rreth 20,000 jen (158 dollarë) secila, përfshirë taksat.

Lexo edhe: Shpallet thirrja për aplikim për grante për Startup-et dhe Lehtësuesit. Ja cilat janë kriteret dhe rregullat për të përfituar

Ndërsa shitësit me pakicë në mbarë botën kërkojnë mënyra për ta bërë më të lehtë për konsumatorët të blejnë në mënyrë të shpejtë pa prekur asgjë, Evering dhe MTG po vënë bast që unaza e tyre inteligjente do të fillojë popullaritet me përdoruesit e hershëm. E bërë nga zirkoni, pajisja e veshur  në gisht i lejon njerëzit të bëjnë gjëra të tilla si mbyllja dhe zhbllokimi i dyerve, si dhe të paguajnë për pije në dyqane.

Pandemia e Covid-19 i ka bërë pagesat pa prekje një metodë shumë më popullore blerjeje. Përdoruesit e përhershëm mund të paguajnë për mallrat duke e mbajtur atë mbi një terminal pagese. Unaza, e cila është e papërshkueshme nga uji dhe nuk kërkon karikim, është e lidhur me një kartë krediti dhe historiku i pagesave mund të aksesohen përmes telefonave inteligjentë.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0