Gjermania sjell zgjidhjen interesante për qytetarët në përballimin e çmimeve të karburanteve - Business Magazine Albania

Gjermania sjell zgjidhjen interesante për qytetarët në përballimin e çmimeve të karburanteve

Gjermania po ofron një abone transporti për vetëm 9 euro në muaj, nga 1 qershori deri më 31 gusht, për të gjithë transportin publik lokal dhe trenat rajonalë.

Objektivi është të inkurajojë qytetarët të përdorin transportin publik në vend të makinës për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit, ndërsa qytetarët ankohen se po paguajnë më shtrenjtë për gjithçka, një situatë që po i rëndon atyre bilancin mujor dhe po i vë në vështirësi financiare.

Abonimi mujor në Berlin zakonisht arrin në 83 euro mesatarisht dhe me këtë biletë prej 9 euro, pasagjerët do të mund të marrin autobusin, S-Bahn, metro, tramvaj dhe trenat rajonalë sipas dëshirës, ​​pa kufizim në të gjithë vendin. Që nga 23 maji, janë regjistruar  50,000 abone të  shitura.

Qeveria gjermane synon që pas kësaj nisme përdorimi i transportit publik, të bëhet zakon për më shumë qytetarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0