Çmimi i gazit ka zbritur në nivelet e para luftës në Ukrainë. Rritjet e tre muajve të fundit janë fshirë, dhe pse furnizimet ruse vijojnë të reduktohen. Gazi kushton ende katërfish më shtrenjtë se një vit më parë, por aktualisht kushton 85 euro për Megavat orën.
Gazi në këtë mënyrë ka fshirë çmimin e grumbulluar në tre muaj luftë në Ukrainë duke u kthyer në nivelin fillestar. Nëse në 23 shkurt, një ditë para pushtimit çmimi ishte 87.5 euro për Megavat orë, në 7 mars çmimi shkoi deri në 345 euro.
Nga ana tjetër drejtoresha e përgjithshme e fondit monetar ndërkombëtar Kristalina Georgieva u shpreh se çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të rriten në mënyrë shokuese, dhe kjo situatë është në qendër të shqetësimeve për perspektivat e zhvillimit të ekonomisë në botë. Ajo shtoi se në një moment që çmimet e energjisë elektrike po korrigjohen, ato të produkteve ushqimore vijojnë të rriten nga dita në ditë.
E pranishme në një panel të forumit botëror për perspektivat ekonomike globale, ajo këmbënguli në faktin se FMN nuk pret – megjithëse as nuk e përjashton – mundësinë e një recesioni global. Ajo tha se janë ulur perspektivat e rritjes ekonomike në muajin prill për 143 vende.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.