Shkolla verore e kodimit në ICTSlab - Business Magazine Albania

Shkolla verore e kodimit në ICTSlab

𝗜𝗖𝗧𝗦𝗹𝗮𝗯

Ndërsa po planifikoni për pushimet verore, ICTS Lab ju sugjeron që të mbani lidhjen me shkollën në një mënyrë kreative.

Mësojmë duke u argëtuar dhe mbajtur mendjen e stërvitur – Kurset verore në ICTSlab.

Një fëmijë që mëson se si të kodojë do të ketë avantazhin në jetë me më shumë sukses në shkollë, mundësi punësimi në dispozicion të tij në të ardhmen, pavarësisht se në cilën industri vendos të hyjë nëse është në sektorin e teknologjisë, financave, shitjes, shëndetësisë, artit apo të tjera.

Programimi kompjuterik i mëson fëmijët të eksperimentojnë dhe u jep atyre besimin për të qenë krijues. Ata do të kenë mundësinë të dizajnojnë diçka që është tërësisht e tyre. Karakteri i fëmijëve lulëzon nga reagimet që marrin nga krijimi i diçkaje që e duan.

Kurset intensive do të kenë secili kohëzgjatje prej 16 seancash, secila nga 2 orë nga e Hëna në të Enjte.

𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚𝐭:

🔖Paketa 𝐂𝐨𝐝𝐞 𝐋𝐢𝐤𝐞 𝐚 𝐇𝐞𝐫𝐨 8-12 vjeç

🔖Paketa 𝐁𝐞 𝐚 𝐖𝐞𝐛 𝐃𝐞𝐬𝐢𝐠𝐧𝐞𝐫 13+ vjeç

🔖Paketa 𝐁𝐞 𝐚 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐦𝐞𝐫 13+ vjeç

𝐎𝐫𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞𝐯𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐨𝐫𝐞:

🗓 13 Qershor – 24 Qershor

🗓27 Qershor – 8 Korrik

🗓11 Korrik – 22 Korrik

⏰ 10:00 – 12:30

⏰ 13:30 – 16:00

Për tu bërë pjesë e kursit mjafton të plotësoni formularin më poshtë.

𝐋𝐢𝐧𝐤𝐮 𝐩𝐞𝐫 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞

Ku: pranë Ambasadës Amerikane në Rrugën e Elbasanit, Tiranë

Për më shumë informacion mbi tarifën e regjistrimit ose programet mund të telefononi në:📞 069 900 9000

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0