Siemens po largohet nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, duke sjellë një dëm fillestar financiar prej 600 milionë eurosh biznesit të saj; ndërsa priten edhe humbje të mëtejshme.
Grupi gjerman industrial dhe i teknologjisë është kompania e fundit multinacionale që flet për humbje financiare, si pasojë e vendimit për t’u tërhequr nga Rusia.
Fitimet e kompanisë shënuan një rënie prej 5%, ndërsa analistët parashikojnë dhe më pak të ardhura në muajrt në vijim.
Kompania me seli në Mynih kishte punësuar 3 mijë persona dhe ka qenë qenë aktive për 170 vjet. Siemens u vendos në Rusi në vitin 1851 për të shpërndarë aparatura për linjën telegrafike Moskë – Shën Petërburg.
Rusia përbën së fundi deri në 1% të të ardhurave vjetore të Siemens, pasi biznesi është kryesisht i përqendruar me mirëmbajtjen dhe shërbime të tjera në trenat me shpejtësi të lartë.
Sipas zyrtarëve të kompanisë, zyrat e degëve në Moskë dhe në Shën Petërsburg po boshatisen. Kjo ka ndikuar dhe në fitimet e përgjithshme të kompanisë, të cilat shënuan 1.21 miliardë euro neto, duke mos përmbushur parashikimet e analistëve për 1.73 miliardë euro.
Kompania shënoi një fitim industrial prej 1.78 miliardë euro, 13% më pak se një vit më pare, duke mos realizuar dot objektivat. Por, gjithsesi kërkesat janë të shumta, me një rritje prej 22%. Këtë vit pritet një rritje nga 6 në 8% të të ardhurave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto