Qeveria jep me koncesion Triportin në Vlorë. Do kthehet në marinë jahtesh dhe port pasagjerësh - Business Magazine Albania

Qeveria jep me koncesion Triportin në Vlorë. Do kthehet në marinë jahtesh dhe port pasagjerësh

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave kontratën koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Triportit të Vlorës. Miratimi erdhi pas shpalljes së fituesit të koncesionit vitin e kaluar, një konsorcium prej 5 operatorësh  dhe kontrata parashikohet të ketë një kohëzgjatje prej 10 vitesh me një vlerë investimi prej 40 milionë euro.

Ky port aktualisht është vetëm për peshkim. Por, me transformimin e tij në të ardhmen pritet të shërbejë si një port i integruar për shërbimin e përpunimit të mallrave dhe transportin e pasagjerëve e automjeteve, bazuar në kalatat e reja që do të ndërtohen në të.

Sipas projektit, parashikohet që Troporti i Vlorës të bëhet një port elitar jashtesh duke i dhënë hov të mëtejshëm zhvillimit të turizmit në atë zonë, ku pritet të akomodohen minimalisht 400 jahte dhe anije.

Sipas vendimit të qeverisë kontrata koncesionare me Ministrisë dhe konsorciumit fitues do të nisë zbatimin menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Financimi për këtë projekt sipas qeverisë do të fillojë të paguhet nga shteti pasi investimi të ketë përfunduar plotësisht dhe në porti të ketë nisur operimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0