Presidenti rus Vladimir Putin, i mbytyr gjithnjë e më shumë nga sanksionet e Perëndimit dhe SHBA , tha të enjten se Rusia po shikon si rrugë shpëtimi, përqëndrimin e eksporteve të saj në tregjet në jug dhe lindje të vendit në të ardhmen e afërt.
“Është e nevojshme të diversifikohen eksportet. Në të ardhmen e aferme do të reduktohen furnizimet e energjisë në drejtimin perëndimor. Prandaj, është e rëndësishme të konsolidojmë trendin e viteve të fundit: hap pas hapi, të riorientojmë eksportet tona drejt tregjeve me rritje të shpejtë të jugut dhe lindjes.” – tha Putin.
Putin tha se përpjekjet e vendeve perëndimore për të shtrënguar furnizuesit rusë do të ndikojnë në mënyrë në ekonominë botërore.
“Përpjekjet e vendeve perëndimore për të shtrydhur furnizuesit rusë dhe për të zëvendësuar burimet tona të energjisë me furnizime alternative do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në të gjithë ekonominë botërore. Pasojat e një hapi të tillë mund të bëhen shumë të dhimbshme dhe para së gjithash për vetë iniciatorët e një politike të tillë.” – shtoi më tej presidenti rus.
Lexo edhe: Çfarë sanksionesh janë ende të mundshme për Rusinë?
Të enjten, Putin kishte deklaruar se ka pasur dështime në pagesën për dërgesat e eksportit të energjisë ruse. Me luftën në Ukrainë, Bashkimi Evropian po përpiqet të ulë importet e gazit rus me 66% këtë vit dhe të thyejë tërësisht varësinë e tij nga energjia ruse deri në vitin 2027. Një raund i ri, i gjashtë i sanksioneve tashmë është duke u diskutuar dhe disa zyrtarë të BE-së kanë bëri thirrje për veprim ndaj eksporteve ruse të naftës dhe gazit.
Por, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, një ndalim i gazit rus në një afat të shkurtër do të shkaktonte kërdi në Gjermani, e cila mbështetej tek Rusia për rreth 46% të gazit të saj natyror në vitin 2020. Në fund të marsit, Putin u dha një ultimatum shteteve të cilat ai i konsideron “jomiqësore” për të paguar energjinë e tyre në rubla duke filluar nga 1 Prilli.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.