Me situatën e renduar nga lufta në Ukrainë, qeveria e Kosovës vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin e disa produkteve ushqimore. Kryeministri Albin Kurti sqaroi në mbledhjen e qeverisë se qëllimi i këtij vendimi është që të sigurohet furnizimi i qytetarëve me produkte si gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.
“Agresioni ushtarak në Ukrainë ka ndikuar në të gjithë zinxhirin e furnizimit me produkte agro-ushqimore në Europë”, tha Kurti. Kosova megjithatë, nuk ka një nivel të lartë eksporti.
Eksporti i mallrave “Made in Kosova” në muajin shkurt, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, kishte vlerën 65.2 milionë eurove, ndërsa importi vlerën e 414.7 milionë eurove. Megjithatë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka thënë se “eksporti i mallrave, sado i vogël të jetë, mund të rrezikojë furnizimin e popullatës në të ardhmen”. Shkupi dhe Beogradi kanë vendosur gjithashtu bllokimin e eksporteve për malla të caktuara ushqimore.
Megjithatë, disa ditë pas vendimit, autoritetet serbe kanë paralajmëruar se do të rinisin eksportet e grurit për vendet e nismës “Ballkani i Hapur” që përveç Serbisë, përfshin edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.