Kriza e çmimeve ul besimin në ekonomi. Konsumatorët pesimistë për të ardhmen - Business Magazine Albania

Kriza e çmimeve ul besimin në ekonomi. Konsumatorët pesimistë për të ardhmen

Kriza e çmimeve ka ulur besimin e konsumatorëve në ekonomi, duke e çuar në nivelin më negativ që prej fillimit të pandemisë. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë ky pesimizëm i qytetarëve është diktuar nga pritjet e tyre më të ulëta për gjendjen e tyre financiare dhe situatën e përgjithshme ekonomike të vendit.

Parashikimet e tyre për blerje aktuale shënuan rënie duke reflektuar pamundësi për të bërë shpenzime,  ndërsa i druhen çmimeve të larta të mallrave të konsumit edhe në të ardhmen.

Përkeqësimi i besimit konsumator që shënoi tkurrje me 6.7% në mars, bëri që treguesi i ndjesisë ekonomike të bjerë sërish për të tretin muaj radhazi me 2%, duke reflektuar edhe efektet e krizës së pandemisë fillimisht, e më pas goditjen që po jep shtrenjtimi i çmimeve.

Veç tyre, në anketën e bankës qendrore që shërben si një matës i gjendjes së përgjithshme ekonomike për sipërmarrjet dhe qytetarët, rezulton se edhe bizneset e tregtisë janë më pesimiste si pasojë e vlerësimeve më të ulëta për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre.

Ndërtimi vijon të mbetet i palëkundur dhe shfaqet optimist si në ecurinë e aktivitetit ndërtues ashtu edhe në pritshmëritë e  ndërmarrjeve të sektorit për rritje të çmimeve. Ndërsa vlerësimet për porositë aktuale, pësuan rënie.

Ecuria pozitive e kontratave porositëse ka bërë që edhe bizneset e sektorit të industrisë të jenë më optimiste dhe ashtu si për sektorët e tjerë, edhe këto sipërmarrje presin shtrenjtim të mëtejshme të çmimeve, diktuar nga situata e krijuar prej luftës Rusi-Ukrainë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0