Fondet e investimet/ Qytetarët shtojnë interesin për alternativat - Business Magazine Albania

Fondet e investimet/ Qytetarët shtojnë interesin për alternativat

Shqipëria mund të zgjerojë edhe më tej tregun e fondeve të investimit pasi interesi në këtë drejtim mbetet i qëndrueshëm. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, z. Ervin Mete zhvilloi një takim me drejtues të Grupit Intesa Sanpaolo, pjesë e të cilit është Eurizon Capital, shoqëri administruese e fondeve të investimit, e renditur e dyta në Itali për vlerë asetesh neto. Temë e takimit ishin mundësitë e aksesit për investitorin shqiptar në fondet e investimit të shoqërisë Eurizon Capital, nëpërmjet bankës Intesa Sanpaolo Albania.

Në fjalën e mbajtur, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së vuri në dukje se ligji i ri “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” krijon për herë të parë mundësinë e marketimit dhe shpërndarjes së drejtpërdrejtë të fondeve europiane, të licencuara në BE, për investitorët në Shqipëri. Z. Mete theksoi se prania e emrave të njohur ndërkombëtarë në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive në Shqipëri sjell rritje të standardeve të tregut dhe më tepër hapësira e alternativa për investitorët.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, z. Alessandro D’Oria vlerësoi rolin e Autoritetit në drejtim të plotësimit të kuadrit të nevojshëm ligjor e rregullator, si edhe realizimin e procesit të përshtatshmërisë në zbatim të kërkesave të ligjit të ri. Z. D’Oria u shpreh se banka në rolin e distributorit synon t’u japë mundësinë klientëve shqiptarë të investojnë në fondet e investimeve të Eurizon Capital S.A. Ky shërbim i ri investimi do të ofrojë një mundësi të re për të aksesuar drejtpërdrejt tregun ndërkombëtar të menaxhimit të aseteve.

Pas miratimit të ligjit të ri “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” në vitin 2020 dhe plotësimit të gjithë kuadrit rregullator nga ana e Autoritetit, ka patur një interesim në rritje për fondet e reja të investimit. Gjatë vitit 2021, AMF licencoi dy fonde investimi me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike, si edhe regjistroi dy fonde investimesh alternative. Në fund të vitit 2021, vlera neto e aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive arriti në rreth 81.9 miliardë lekë, me një rritje prej 21.5% krahasuar me vitin 2020.

Vlera e aseteve neto të Eurizon Capital në fund të vitit 2021 arriti në 583.5 miliardë euro. Shoqëria raportoi gjithashtu shifra rekord fitimesh prej 813 milionë euro në fund të vitit 2021, me një rritje prej 25% krahasuar me një vit më parë. I pranishëm në 24 shtete në të gjithë Botën, Eurizon renditet në vend të 11-të në Europë sa i përket vlerës së aseteve neto, ndërsa vlerësohet mes aktorëve kryesorë në tregun e fondeve të investimeve në shtete si Itali, Kroaci, Sllovaki, Hungari, etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0