Së shpejti Shqipëria me matës inteligjentë për leximin e energjisë elektrike - Business Magazine Albania

Së shpejti Shqipëria me matës inteligjentë për leximin e energjisë elektrike

matës inteligjentë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po implementon një sistem të ri shërbimesh, që kanë të bëjnë me matësit inteligjentë. Është hapur tenderi  prej 8.5 milionë euro për këtë shërbim, ndërsa hapja e ofertave do të bëhet më 15 shtator të këtij viti.

Në dokumentin e OSHEE thuhet se “Referuar strategjisë së matjes shoqëria e OSSH/OSHEE sha Group për fazën e parë të këtij projekti me një fond limit prej 1.048.176.705 lekë kërkon të realizojë Furnizim vendosjen dhe instalimin e sistemit të Matjes Inteligjente të Bilancit të energjisë elektrike të 3350 Kabina Elektrike TM/TU në zonat e përgjegjësisë përkatëse me humbje të Larta të Nënstacioneve elektrike TL/TM në Rajonet Shkodër dhe Durrës integrimet e tyre në platformën MDMS ( Meter Data management )”.

Ofruesi i këtij shërbimi do të jetë një kompani, e cila do të sigurojë një rrjet të qëndrueshëm për transmetimin e të dhënave online, duhet të ketë mbulim në mbi 95% të të gjithë territorit të Shqipërisë dhe duhet të plotësojë të gjithë parametrat e përcaktuar në specifikimet teknike bashkëlidhur.

Të gjithë lexuesit e kompanisë OSHEE sh.a në Shqipëri lidhen online me sistemin e menaxhimit të leximit, nëpërmjet shërbimit GPRS Intranet. Kjo lidhje shërben për komunikimin e PDA-së së lexuesit me serverët e sistemit të menaxhimit të leximit të kompanisë OSHEE sh.a.

Të gjithë matësit inteligjentë që kompania ka në funksionim duhet të lexohen online nëpërmjet teknologjisë së shërbimit CSD. Nëpërmjet lidhjes CSD krijohet lidhja e serverit AMR (Automatic Meter Reading) me matësit inteligjent.

Lexoni: Kreu i OSHEE: Ka raste përdorimi energjie elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedha

Sipas dokumentit objektivat kryesorë të projektit janë:

  • Reduktimi i humbjeve jo-teknike, duke u fokusuar në procesin e bilancit (Energji e Konsumuar-Energji e Faturuar) të të ardhurave për të optimizuar këtë proces dhe për të zvogëluar vjedhjet në rrjet.
  • Ulja e humbjeve teknike, duke u fokusuar në efiçencën e infrastrukturës së shpërndarjes.
  • Ulja e kostove të mirëmbajtjes dhe zëvendësimit të transformatorëve shpërndarjes TM/TU.
  • Rritja e cilësisë së shërbimit.
  • Përballja me rritjen e energjisë së prodhuar nga burime të reja të energjive të rinovueshme.
  • Kontroll fleksibël i ngarkesës në rrjetin e tensionit të ulët.

Po kështu shkyçja e abonentëve që nuk paguajnë faturën bëhet direkt nga qendra operative në OSHEE Tiranë nga PLATFORMA pa pasur nevojë të shkohet fizikisht tek abonenti “Avantazh i madh është pasi matësit SMART që po montohen janë projektuar që të lexojnë dhe të gatshëm për leximin e energjisë elektrike prodhuar me panele diellore”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0