Në muajt Mars – Prill, FED invest po zhvillohen punimet e Asamblesë së takimeve vjetore në degë. Së fundi, u zhvillua takimi vjetor në degët e Bushatit dhe Koplikut.
Në rrethin Shkodër, FED invest ka financuar me kredi mbi 3500 anëtarë, të cilët marrin shërbime financiare çdo ditë, me vlerë totale 232 milionë lekë.
FED invest, operon që nga viti 1992 dhe vazhdimisht ka luajtur një rol historik në promovimin e përfshirjes financiare në Shqipëri, duke i shërbyer popullsisë në zonat rurale dhe peri-urbane nëpërmjet instrumentave financiare të përshtatur ndaj nevojave lokale. Tashmë FED invest propozon një gamë të gjerë shërbimesh financiare të bazuara në teknologjinë moderne bankare.
Gjatë viteve, institucioni ka pasur një ndikim të prekshëm në zhvillimin social-ekonomik të vendit dhe fokusi kryesor kanë qenë fermerët, sipërmarrësit e vegjël dhe familjet rurale dhe urbane.
Për ҫdo kredi të re që është dhënë mesatarisht, janë krijuar 1.6 vende pune të reja. Në këto 30 vite janë dhënë mbi 170.000 kredi me një vlerë që tejkalon 60 miliardë lekë kredi të disbursuar në vite. Po të krahasojmë shifrat ndër vite, në vitin 1992 shuma mesatare e kredisë 10 000 ALL; viti 2021 ku shuma mesatare e kredisë është 450 000 lekë.
Projekti 4 vjeҫar Fed Invest – Jica ka për qëllim përmirësimin e jetesës së familjeve me ferma të vogla në Shqipëri, nëpërmjet përfshirjes financiare.Disa nga Komponenet kryesore të projektit Janë Zgjerimi dhe zhvillimi i produkteve financiare, Krijimi i një Qëndre për Informim Agro për shërbimet jo financiare, Ofrimi i shërbimeve bankare pa degë, nëpërmjet zhvillimeve të soft&hard ëare i quajtur ndryshe Branchless Banking, Matja e treguesve socialë, me qëllim ndjekjen e njëkohëshme të objektivave financiare dhe sociale si dhe Rritja e kapaciteteve të të zgjedhurve dhe punonjësve të FED invest.
FED invest i kushton një rëndësi të veҫantë mbrojtjes së mjedisit, ngritjen e kapaciteve në fushën e agrofinancës dhe SME-ve, pëmiresimin e shërbimit në degë për të rritur efiҫencën operacionale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.