Bordi i Transparencës njoftoi se vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe se këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Më poshtë pasqyron çmimet e tregtimit të karburanteve në bursë, për:
Gazoil: Çmimi në bursë në datë 22 Mars ka qenë 1,204 $/Ton, i cili është rritur me 231 $ nga datë 16 Mars 2022 kur ka qenë 973 $/Ton.
Benzinë: Çmimi në bursë në datë 22 Mars ka qenë 1,086 $/Ton, i cili është rritur me 113 $ nga datë 16 Mars kur ka qenë 973 $/Ton.
Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë vendosi:
- Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022, të jetë 233 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 218 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
“Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ,” sipas njoftimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto