Edukimi financiar për të nxitur kërkesën në tregjet mikrofinanciare - Business Magazine Albania

Edukimi financiar për të nxitur kërkesën në tregjet mikrofinanciare

Edukimi financiar

Ditët e Edukimit Financiar dhe Digjital të organizuar në degët e FED invest nga data 17 Maj – 25 Prill

Zhvillimi i kulturës dhe edukimit financiar të konsumatorëve dhe i publikut në tërësi, prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e institucioneve, si një faktor në rritjen ekonomike.

FED invest po organizon, në mënyrë periodike, ditët e edukimit financiar dhe digjital me anëtarët e tij dhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të mësojnë më shumë lidhur me shërbimet e reja të FED invest-it dhe maksimizimin e marrëdhënies me institucionet financiare.

“Dallimi i vetëm thelbësor midis suksesit dhe dështimit financiar është se sa mirë i manaxhoni paratë. Është e thjeshtë: për të gjeneruar më shumë para, duhet të dimë t’i manaxhojmë ato”, shprehet T. Harv Eker, shkrimtar. Problemi kryesor sot, në shkallë globale, sidomos në Shqipëri, është mungesa e njohurive financiare, gjë që kushtëzon, përveç të tjerave, edhe shkallën e përfshirjes financiare dhe ndërveprimit me institucionet financiare. Shoqëria e mikrofinancës vëren se, edukimi financiar dhe digjital është domosdoshmëri për anëtarët e FED invest-it, të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin vetë ritmin e zhvillimit të produkteve financiare dhe teknologjive të reja.

FED invest, me përkushtimin e tij në shtimin e vlerave dhe shkallës së kënaqësisë ndaj anëtarësisë, i ka kushtuar rëndësi parësore këtij dimensioni. Në kuadër të projektit FiAS (Përfshirja financiare e fermerëve të vegjël shqiptarë), janë përgatitur module të edukimit financiar për kreditë, kursimet, llogaritë rrjedhëse, manaxhimin e investimit në fermën bujqësore, llogaritë rrjedhëse dhe përdorimin e shërbimit FED online. Krahas broshurave edukuese, janë përgatitur edhe video praktike demonstruese, me shpjegime të qarta për përdorimin e këtyre shërbimeve. Të gjitha këto materiale dhe video janë bërë të aksesueshme nga platformat e www.fedinvest.al dhe www.abaonline.al dhe kanale të tjera digjitale.

Në mbështetje të nismës së Edukimit Financiar dhe Digjital, u realizua vitin e kaluar projekti i Dritares Digjitale, me suportin e Projektit FiAS. Në 7 degë të FED invest-it u pilotua ndërtimi i këndit digjital, ku Këshilltari Digjital prezanton dhe asiston të gjithë anëtarët e interesuar të FED invest-it me materialet e edukimit financiar, si dhe i fton dhe i inkurajon të bëhen përdorues të shërbimeve të FED online dhe abaonline.al. Këta këshilltarë ofrojnë demonstrime praktike për rubrika të caktuara të platformave përkatëse, si dhe ofrojnë informacion për avantazhet e produkteve të FED invest-it dhe promovojnë produktet e shërbimet e reja të FED invest-it, siç janë pagesat utilitare etj.

FED invest po organizon takimet vjetore në zyrat e degëve për të promovuar edukimin financiar dhe digjital për këdo që është i interesuar në menaxhimin financiar. Në këtë ditë, të gjithë anëtarët dhe jo anëtarët e degës mund të marrin materiale edukative falas, të shikojnë pa pagesë përmbajtje edukative mediatike dhe gjithashtu janë të mirëpritur të bisedojnë me stafin e degës për çështjen e menaxhimit financiar. Eventi do të organizohet nga data 17 mars deri më 25 prill. Ju mund të vizitoni faqen e internetit të FED invest www.fedinvest.al apo @fedinvest.al në Facebook për orarin e detajuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0