Gjermania paralajmëroi kundër përdorimit të softuerit antivirus nga “Kaspersky Lab” me bazë në Moskë për shkak të rreziqeve që mund të shfrytëzohet nga Rusia për një sulm kibernetik.
Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit, ose BSI, lëshoi paralajmërimin të martën, duke thënë se kompanitë dhe autoritetet me status të veçantë sigurie dhe operatorët e infrastrukturës kritike mund të jenë “veçanërisht në rrezik”.
Rreziku është rritur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, tha agjencia me bazë në Bon në një deklaratë për shtyp, duke përmendur kërcënimet e bëra nga Moska kundër NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë.
Në vitin 2017, qeveria e SHBA-së ndaloi përdorimin e softuerit të “Kaspersky Lab” në sistemet federale të informacionit, duke përmendur shqetësimet për lidhjet e firmës me qeverinë ruse dhe spiunazhin. Kompania mohoi çdo keqbërje në atë rast.
Lexo edhe: Si të kontrolloni nëse telefoni juaj është i infektuar me Spyware Pegasus?!
“Ne do të punojmë me BSI për sqarime mbi vendimin e saj dhe për mjetet për të adresuar shqetësimet e saj dhe të rregullatorëve të tjerë,” tha Kaspersky në një deklaratë të dërguar me email të martën. “Ne besojmë se dialogu paqësor është i vetmi instrument i mundshëm për zgjidhjen e konflikteve. Lufta nuk është e mirë për askënd.”
Kompania tha se beson se paralajmërimi i BSI është “duke u bërë mbi baza politike” dhe nuk bazohet në “vlerësimin teknik të produkteve Kaspersky” që tha se po kërkonte.
Ajo e përshkroi veten si “një kompani private globale e sigurisë kibernetike” dhe tha se “nuk ka asnjë lidhje me Rusinë apo ndonjë qeveri tjetër”.
Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka nxjerrë në pah rolin gjithnjë e më me ndikim të luajtur nga lufta dixhitale. Pushtimi u shoqërua nga një mori sulmesh kibernetike të kryera nga hakerë me një gamë të gjerë besnikërish.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.