Inflacioni u përkeqësua këtë shkurt në mes të krizës në rritje në Ukrainë dhe presioneve të çmimeve që u thelluan akoma dhe më shumë.
Sipas Byrosë së Statistikave të Punës të Departamentit të Punës në SHBA, indeksi i çmimeve të konsumit, i cili mat një shportë të gjerë mallrash dhe shërbimesh, u rrit 7.9% gjatë 12 muajve të fundit, një nivel i ri në 40-vite.
Përshpejtimi i përkeqësimit të inflacionit gjatë shkurtit ishte ritmi më i shpejtë që nga janari 1982, kur ekonomia e SHBA u përball me kërcënimin e dyfishtë të inflacionit më të lartë dhe rritjes ekonomike të reduktuar.
Në bazë mujore, fitimi i CPI-së ishte 0.8%. Ekonomistët e anketuar nga Dow Jones prisnin që inflacioni total të rritej me 7.8% për këtë viti dhe 0.7% për muajin shkurt.
Çmimet e ushqimeve u rritën me 1% dhe ushqimet në shtëpi u rritën me 1.4%, të dyja fitimet mujore më të shpejta që nga prilli 2020, në ditët e para të pandemisë Covid-19.
Energjia ishte gjithashtu në krye të çmimeve në rritje, me një rritje prej 3.5% për shkurtin dhe që përbënte rreth një të tretën e fitimit total. Kostot e strehimit, të cilat përbëjnë rreth një të tretën e vlerës së CPI-së, u përshpejtuan me 0.5%, për një rritje prej 4.7 për 12 muaj, rritja më e shpejtë vjetore që nga maji 1991.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto