Kolosi i hamburger-it: “nuk mund të injorojmë vuajtjet e paarsyeshme të njerëzve në Ukrainë”. Coca Cola e Pepsi pezullojnë shitjet.
McDonalds ka njoftuar mbylljen e përkohshme të 850 restoranteve në Rusi, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë. Por, rrjeti i fast-food “do të vazhdojë të paguajë 62.000 punonjësit që kanë dhënë shpirt e trup për markën tonë”. Shoqëria ka pohuar se aktivitetet në Rusi e Ukrainë sigurojnë 9% të totalit të të ardhurave (2 miliardë dollarë).
Në të njëjtën ditë, edhe Starbucks ka bërë të ditur se mbyll 130 lokale në vend, ndërsa multinacionalet Coca Cola e Pepsi do të ndërpresin shitjet në Rusi.
Një tjetër goditje e madhe kjo për ekonominë ruse, që u bashkohet vendimeve të mëparshëm të markave europiane dhe amerikane të larguara tashmë nga Rusia, ose që kanë ndalur investimet. Ndryshe nga marka të tjera në Rusi që janë Franchise, (si Kfc, Pizza Hut, e Burger King) McDonald’s ka në pronësi 84% të restoranteve të tij në Rusi. Administratori i deleguar, Chris Kempckinski, tha gjatë njoftimit se, ”vlerat, në të cilat besojmë na nxisin të mos injorojmë vuajtjen e paarsyeshme njerëzore që po duket në Ukrainë.
Edhe Starbucks pezullon aktivitetin tregtar në Rusi
Në një njoftim, kompania ka bërë të ditur se, “nga e Marta Starbucks Co pezullon të gjitha aktivitetet tregtare në Rusi”. Por ka bërë të dfitur se, grupi Alshaya me seli në Kuwait – që administron të paktën 100 lokale në Rusi, “do të furnizojë 2.000 partnerë në Rusi , që varen për qëndrueshmërinë e tyre nga Starbucks”.
Ikin edhe Coca-cola e Pepsi
“Zemrat tona janë afër njerëzve që po vuajnë në mënyrë të pakonceptueshme efektet tragjike në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Coca-Cola, gjatë deklaratës për pezullimin e aktiviteteve në Rusi. Kompania do të monitorojë situatën në vijim. Aktiviteti i saj në Rusi luhatet mes 1-2% të totalit të të ardhurave për 2021″.
PepsiCo – ishte ndër të pakëtat produkte perëndimore të lejuara para rënies së Bashkimin Sovjetik – ka deklaruar se do të vazhdojë të shesë produkte bazë, si qumësht dhe produktet për fëmijët, por jo pijen e famshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.