Analisti rus ngre dolli për “vdekjen e tregut të aksioneve” në transmetimin LIVE - Business Magazine Albania

Analisti rus ngre dolli për “vdekjen e tregut të aksioneve” në transmetimin LIVE

vdekje e tregut të aksioneve

Një analist i tregut rus të aksioneve nxori një shishe dhe ngriti dolli për vdekjen e tregut të aksioneve ruse gjatë një interviste në një televizion lokal.

Videoja u bë virale, teksa pushtimi rus i Ukrainës zgjat prej një jave dhe ekonomia ruse goditet nga masat e ashpra të sanksioneve të perëndimit.

“A janë strategjitë e aksioneve të tregut të vjetëruara tani, apo shpresoni të qëndroni ende në profesion?, u pyet analisti Alexander Butmanov në televizionin rus, RBC .

“Në rastin më të keq, do të punoj si Santa Klaus ashtu siç bëra 25 vite më parë”, u përgjigj Butmanov, sipas një përkthimi të verifikuar nga CNBC.

“Duke lënë shakatë mënjanë, le t’a mbarojmë këtë sa më shpejt” tha ai. “I dërgoj përshëndetjet e mia Sergei Uschyenko, i cili ngriti dolli 12-13 vite më parë për vdekjen e tregut të aksioneve”.

Butmanov më pas mori një shishe ujë dhe pa drejt kamerës.

“Sot do të pi ujë të gazuar” tha ai. “I dashur treg i aksioneve, ishe afër nesh, ishe interesant, u prehsh në paqe.”


Tregu i aksioneve ruse është mbyllur prej 5 ditësh. Gjatë kësaj kohe, forcat ruse kanë bombarduar një numër të madh zonash civile në Ukrainë, përfshirë dy qytetet më të mëdha, Kievin dhe Kharkiv, që  shkaktuan qindra vdekje civilësh.

Monedha vendase, Rubla, u godit nga sanksionet perëndimore gjatë fundjavës që synonin aksesin rus në sistemin e mesazheve ndërbankare SWIFT, rezervat e bankës qendrore, eksportet e shumta dhe bankat ruse, si dhe individët në vend duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin.

Rubla tani është ulur me 30% ndaj dollarit.

Banka Qendrore Ruse dyfishoi normën e interesit të vendit me 20% të Hënën në një përpjekje për të qetësuar inflacionin.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0