Niveli i infektimeve është ulur në Shqipëri dhe situata e Covid është përmirësuar, sipas të dhënave të fundit. Ndaj, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lehtësojë masat në përputhje me situatën. Duke nisur nga kjo e Enjte, 3 Mars nuk do të aplikohet më ora policore.
Znj. Mira Rakacolli ka theksuar se, “Kemi një situatë më të favorshme epidemiologjike se javën e kaluar dhe tendenca e këtij përmirësimi duket që do jetë e qëndrueshme
Sipas Komitetit Teknik:
1-Ata që janë të infektuar me virusin Sars Cov 2, dhe rezultojnë pozitiv me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga 10 ditë që ishte më parë;
2-Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12 vjeç;
3-Qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testit PCR negativ të kryer 72 orë para nisjes. Ata që nuk i kanë këto dokumente duhet të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Përjashtohen nga ky rregull fëmijët deri në 6 vjeç;
4-Në aeroporte do të lejohet të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë;
Lexo: Rise mbështet dy startup-e të biznesit social
5-Hiqet ora policore. Këto masa rekomandojmë të fillojnë që në datën 3 mars”, deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.