Thirrje për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm. Afati për aplikime deri me 23 shkurt - Business Magazine Albania

Thirrje për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm. Afati për aplikime deri me 23 shkurt

Projekteve në Turizëm

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin, në funksion të realizimit të misionit strategjik:

Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit”.

Thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike, nëpërmjet zhvillimit të turizmit malor, natyror dhe kulturor, turizmit kulinar, enoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj.

Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data deri në datën 23 shkurt, të vitit 2022. Projektet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, gjatë periudhës 24 mars deri më 01 dhjetor 2022.

Prioritetet e Thirrjes për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm, janë:

  1. Promovimi i destinacioneve, zhvillimi i produkteve turistike dhe brandimi i territorit;
  2. Digjitalizimi dhe inovacioni

PRIORITETI-1

Promovimi i destinacioneve turistike e vlerave të veçanta, zhvillimi i produkteve dhe atraksioneve turistike të turizmit malor, rural, shtigjeve, agroturizmit, enoturizmit, aventurës, monumenteve të natyrës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në industrinë e mikpritjes.

*Tipologjia e aktiviteteve që synojnë arritjen e Prioritetit 1, renditen si më poshtë, por janë vetëm shembuj të cilat nuk kufizojnë tematika të tjera objekt i këtij prioriteti:

a) Promovimi i destinacioneve turistike, marketimi apo brandimi i territorit, nëpërmjet guidave turistike, websiteve, mediave sociale, videove promocionale, veprimtarive me karakter aventuror dhe kulturor, materialeve karakteristike/tradicionale të zonave etj.

b) Promovimi i produktit turistik sipas karakteristikave të destinacioneve turistike, duke përfshirë komunitetet lokale, krijimin e shtigjeve malore, të çiklizmit dhe jo vetëm, krijimin e tureve/paketave demostruese të procesit të realizimit të produkteve tradicionale, si dhe/apo përfshirjen në proces të turistit, etj

c) Promovimi i produkteve turistike tematike që lidhen me produkte të tilla si: oferta e itinerare/rrugë turistike, kulturore, duke u fokusuar në aktivitete sportive dhe/ose sinergjinë e zonave natyrore/trashëgimisë kulturore ose industriale.

d) Promovimi i peizazheve natyrore për qëllime turistike, nëpërmjet identifikimit dhe zhvillimit të vendeve panoramike, fenomeneve të veçanta natyrore, burime të veçanta natyrore, aktiviteteve në natyrë etj.

e) Promovimi i kulinarisë si atraksion turistik, në funksion të turizmit kulinar.

f) Promovimi i “Verës shqiptare” në funksion të enoturizmit, duke organizuar evente/netë degustimi për promovimin e verërave shqiptare;

g) Promovimi i “Specieve endemike” të florës dhe faunës shqiptare në funksion të promovimit të turizmit.

h) Promovimi i “Turizmi i Kujtesës”, identifikimi dhe rijetëzimi për të kthyer në atraksione turistike, objekte apo veprimtari që i përkasin një periudhe historike si: punishte, tunele, bunkerë etj;

i) Promovimi i produkteve turistike të aksesueshme për turistët me nevoja të veçanta duke i përfshirë në aktivitete të natyrës dhe trashëgimisë kulturore.

j) Projekte të turizmit që respektojnë mjedisin si:

  •  “Gjelbëro dhe pastro”, duke mbjellë pemë për të kufizuar hedhjen e mbeturinave jashtë hapësirave të dedikuara për grumbullimin e tyre, në zonat e plazheve, në parqe natyrore etj.
  • Aktivitete artizanale nga popullsia lokale për krijimin e produkteve me materiale të riciklueshme që mund të shërbejnë si suvenire për turistë.
  • Krijimi i instalacioneve për të mbledhur mbetjet plastike në zonat e plazheve.
  • Ture sportive hiking, kayakë, rafting, shëtitje me varka, etj, pa pagesë për turistë që pranojnë të mbledhin mbetje gjatë itinerarit që përshkojnë.
  • Evente lokale gjithëpërfshirëse me koncerte, lojëra dhe panele diskutimesh për ndërgjegjësimin mjedisor, shoqëruar me kulinari BIO dhe me metoda ekologjike.

k) Turizmi rinor, i cili synon përfshirjen e të rinjve në krijimin e eksperiencave të udhëtimit, turizmit, vullnetarizmit, si dhe aktivitete që promovojnë turizmin.

l) Aktivitete të përshtatura veçanërisht për fëmijët në plazhe, mbi rregullat dhe kujdesin lidhur me notin dhe sigurinë e larjes në det.

m) Edukimin profesional të burimeve njerëzore të subjekteve që zhvillojnë veprimtari në fushën e turizmit me qëllim rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e shërbimit, nëpërmjet trajnimeve, etj.

n) Mbështetja e strukturave provizore promovuese “Infopoint” gjatë sezonit turistik.

PRIORITETI- 2

DIGJITALIZIMI DHE INOVACIONI

Përmes këtij prioriteti do të mbështeten projekte të cilat nëpërmjet teknologjisë digjitale dhe metodave innovative zhvillojnë komponentë të turizmit si: produktet turistike, atraksionet turistike, infrastrukturën turistike, shërbimin turistik dhe subjektet që zhvillojnë veprimtari turistike.

*Tipologjia e aktiviteteve që synojnë arritjen e Prioritetit 2, renditen si më poshtë, por janë vetëm shembuj të cilat nuk kufizojnë tematika të tjera objekt i këtij prioriteti:

a) Hartëzimi dhe digjitalizimi i burimeve/produkteve turistike;

b) Identifikimi i vendndodhjeve dhe krijimi i itinerareve, hartëzimi/digjitalizimi i tyre për:

  • zhvillimin e sporteve ujore si lundrimi me kajak/kanoe/trap, rafting, etj;
  • zhvillimin e alpinizmit, skive dhe sporteve të tjera dimërore;
  • shënjimi i shtigjeve të reja për ecje dhe çiklizëm, etj.

c) Aplikacione/platforma online që ofrojnë informacion mbi destinacione dhe atraksione turistike dhe krijojnë rrugë komunikimi për një target grup të caktuar;

d) Platformë online të bashkëpunimit për udhërrëfyesit turistikë, në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit.

Formulari i aplikimit

Për më shumë informacion klikoni Këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0