Çmimi i dogecoin u rrit më shumë se 15% pasi Tesla njoftoi se do të pranonte kriptomonedhën si pagesë për disa nga mallrat e saj.
CEO i Tesla, Elon Musk tha në Twitter se mallrat e prodhuesit të makinave elektrike mund të blihen me dogecoin.
Sipas të dhënave të Coindesk, Dogecoin arriti vlerën 0,20 dollarë për monedhë rreth orës 01:19 ET. Ai u rrit me më shumë se 9% pra në 0,18 $ në 07:06 ET. Megjithatë vetëm një numër i vogël artikujsh mund të bliheshin me kriptomonedhën.
Një bilbil me formën e Cybertruck të Teslës kushton 300 dogecoins, që është e barabartë me rreth 59 dollarë. Një rrip sigurimi i Tesla do të kushtonte 835 dogecoins, ose rreth 164 dollarë.
Planet për të pranuar dogecoin si pagesë kanë qenë në zhvillim prej disa kohësh tanimë.
Musk është një mbështetës i dogecoin dhe tweet-et e tij shpesh lëvizin çmimin e kriptomonedhës në treg.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.