Me certifikatë vaksinimi ose test PCR çdo 5 ditë në punë. Ja cilat kategori preken nga rregullorja e re në fuqi - Business Magazine Albania

Me certifikatë vaksinimi ose test PCR çdo 5 ditë në punë. Ja cilat kategori preken nga rregullorja e re në fuqi

certifikatë vaksinimi

Prej ditës së sotme hyjnë në fuqi rregullat e reja për punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, në funksion të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19. Sipas urdhrit, të miratuar në datën 23 dhjetor të vitit që sapo lamë pas punonjësit e këtyre kategorive, të cilët nuk janë vaksinuar për COVID-19 do të duhet të paraqesin test PCR-je çdo 5 ditë, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars-Cov-2.

Ndërkohë që të vaksinuarit, duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, certifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania, që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar. Sipas urdhrit, ata që kanë kaluar infeksionin mund të depozitojnë certifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit.

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mos aplikimin e vaksinës.

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2021/12/23/561 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0