*Shkruar nga Igli Hoxha
Bazuar në të dhënat e kompanisë analitike, Oxford Economics, pritet që mbi 20 milionë vende pune të zëvendësohen nga robotët deri në vitin 2030. Kjo do sillte një pabarazi të madhe në të ardhura si edhe do të linte me miliona njerëz pa punë, sipas analistëve.
Jetojmë në një epokë ku teknologjia është çelësi dhe përgjgija e çdo pyetje apo problemi dhe pikërisht kjo e fundit do të jetë edhe arsyeja e eleminimit të mbi 20 milionë vende pune në fabrika.
Më konkretisht, këto vende pune do të zëvendësohen nga robotët, të cilët do të kryejnë një punë më efiçente dhe nuk do të kenë nevojë për rroga.
Duket se kjo gjë po mirëpritet nga pronarët e fabrikave, të cilët shprehen se implementimi i robotëve në vendin e punës do t’i ndihmojë këta të fundit të shtojnë të ardhurat e tyre duke qenë se nuk do të paguajnë në bazë mujore për punën e kryer.
“Aktualisht, unë punësoj mbi 200 persona në fabrikën time dhe përqindja e të ardhurave që ikin për pagesat e tyre është shumë e lartë. Unë po pres t’i zëvendësoj këta punëtorë me robotë dhe të kursej”, shprehet George Mitchell nga SHBA.
Këto vende pune do të zëvendësohen me shumicë në SHBA, por edhe Shqipëria nuk do të mbetet pas në këtë revolucion teknologjik që ka nisur.
Punë të tilla si elektriçist në Tiranë ose dado për fëmijë nuk mund të zëvendësohen nga robotët, por ne jemi duke parë zëvendësimin e profesioneve të tjera qysh tani.
Një nga këto profesione që po zëvendesohen nga robotët është edhe pastruese shtëpie, ku robotët ‘vacuum cleaner’ të kompanisë kineze Xiaomi janë duke fituar përqindje shumë të madhe të tregut të fshesave me korent automatike.
E vetmja gjë që do ju duhet të bëni, është të vendosni këtë fshesë me korent robot në prizë, ta lini në stacionin e saj, dhe roboti do i bjerë shtëpisë tuaj rreth e përqark për të fshirë çdo papastërti.
E ardhmja është emocionuese, por ndonjëherë dëmi që sjell revolucioni teknologjik në vende pune dhe të ardhura për njerëzit është i madh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.