Dua Lipa nderon origjinën e saj në bashkëpunimin e ri me gjigantin e atleteve - Business Magazine Albania

Dua Lipa nderon origjinën e saj në bashkëpunimin e ri me gjigantin e atleteve

Dua Lipa pëlqen që shpesh herë të befasojë fansat e saj. Të mërkurën, ajo hyri në Instagram për të konfirmuar publikimin e bashkëpunimit të saj të parë zyrtar me Puma.

Ylli i popit dhe marka atletike gjermane po e çojnë partneritetin e tyre në një nivel tjetër me një koleksion të ri të frymëzuar nga vitet ’90.

Bashkëpunimi mes artistes dhe Puma përmban një motiv të ri që është symbol i origjinës sonë duke bashkuar emrin e Lipa-s dhe markën në formën e një fluture të ylbertë.

Teksa shpalli sipërmarrjen, këngëtarja fituese e çmimit Grammy deklaroi se zgjodhi t’i bënte nderime trashëgimisë së saj dhe dëshironte të festonte fillimin e ri me Puma.

“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura. Ato përfaqësojnë shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplotë për mua.” – u shpreh këngëtarja.

I titulluar Flutur, bashkëpunimi është vetëm një provëz e asaj që do të vijë në 2022, me një linjë të tërë produktesh të vendosura në treg.

Koleksioni me produkte të kufizuara do të përfshijë bluza bebesh bardh e zi, një kapuç të zi dhe versionin Flutur të atleteve Puma Mayze të Lipa-s. Koleksioni Puma x Dua Lipa Flutur do të dalë më 18 dhjetor në Puma.com dhe në dyqane dhe do të variojë nga 30 deri në 110 dollarë.

Edhe pse ky është bashkëpunimi i parë i muzikantes me markën, Lipa u bashkua me Puma në prill për të promovuar siluetën e atleteve të labelit: Suede Mayu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0