Ja se si inteligjenca artificiale mund të kthehet në mjetin perfekt për të eksploruar universin - Business Magazine Albania

Ja se si inteligjenca artificiale mund të kthehet në mjetin perfekt për të eksploruar universin

Në përpjekjet tona për të kuptuar Universin, ne po bëhemi të pangopur, duke bërë më shumë vëzhgime sesa dimë se çfarë të bëjmë me këto vëzhgime. Satelitët lëshojnë qindra terabajt informacion çdo vit dhe një teleskop i cili po ndërtohet në Kili do të prodhojë çdo natë, 15 terabajt fotografi të hapësirës. Është e pamundur që njerëzit t’i klasifikojnë të gjitha këto informacione. Siç tha dhe astronomi Carlo Enrico Petrillo për The Verge: “Të shohësh imazhet e galaktikave është pjesa më romantike e punës sonë. Problemi është të qëndrosh i fokusuar.” Kjo është arsyeja pse Petrillo trajnoi një program të Inteligjencës Artificiale për t’a përdorur në kërkimet e tij.

Petrillo dhe kolegët e tij po kërkonin për një fenomen që në thelb është një teleskop hapësinor. Kur një objekt masiv (një galaktikë ose një vrimë e zezë) vjen midis një burimi të largët drite dhe një vëzhguesi në Tokë, ai përkul hapësirën dhe dritën rreth tij, duke krijuar një lente që u jep astronomëve një vështrim më të afërt të pjesëve tepër të vjetra dhe të largëta të Universit të cilat duhet të bllokohen nga pamja. Kjo quhet lente gravitacionale dhe këto lente janë çelësi për të kuptuar se nga është krijuar Universi. Megjithatë, deri më tani, gjetja e kësaj përgjigjeje ka qenë një punë e ngadaltë dhe e lodhshme.

Këtu hyn inteligjenca artificial dhe gjetja e lenteve gravitacionale është vetëm fillimi. Sipas profesorit të Stanford, Andrew Ng, kapaciteti i Inteligjencës Artificiale është të automatizojë çdo gjë “që një individ mund të bëjë, me më pak se një sekondë mendim”. Më pak se një sekondë nuk tingëllon si shumë, por kur bëhet fjalë për të analizuar sasi të mëdha të të dhënave të krijuara nga astronomia bashkëkohore, kjo është një mrekulli.

Kjo valë astronomësh të Inteligjencës Artificiale nuk po mendon vetëm se si kjo teknologji mund të rendisi të dhënat. Ata po eksplorojnë atë që mund të jetë një mënyrë krejtësisht e re e zbulimit shkencor, ku inteligjenca artificiale harton pjesët e Universit që nuk i kemi parë asnjëherë më parë.

The Verge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0