Përmbyllet Digital Day Albania, ja përshtypjet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve - Business Magazine Albania

Përmbyllet Digital Day Albania, ja përshtypjet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve

Digital Day Albania bëri bashkë kompani të ndryshme dhe studentë të TIK për të gjetur zgjidhje mbi probleme reale të kompanive e për t’u ofruar mundësi praktike apo punësimi, nën moderimin e Nikos Katsiantonis.

Pas një organizimi dhe pune të madhe cilat ishin rezultatet kryesore që solli ky event? Cilat ishin pikat ku pati impaktin e tij më të madh?

Qëllimi kryesor i këtij eventi ishte ofrimi i oportuniteteve për studentët që po diplomohen në një nga degët e IT, por edhe për ata që janë në kërkim të një vend pune në këtë industri. Përgjatë gjithë ditës u angazhuan sëbashku me pjesëmarrësit edhe specialistë të secilës kompani prezente në event. U udhëhoqën dhe punuan bashkarisht me pjesëmarrësit në nxjerrjen e një zgjidhje për secilën nga sfidat e kompanive.

Kështu që mund të themi, impaktin më të madh eventi e pati te pjesemarrësit, por edhe te kompanitë, pasi secila mori disa shënime që ishin te vlefshme për ti përmirësuar ata.

Në bisedat me të ftuar apo pjesëmarrës, cilat janë përshtypjet e tyre? A kanë mbetur kompanitë të kënaqura me të rekrutuarit? Si ju duk niveli i studentëve pjesëmarrës?

Përshtypjet kanë qenë shumë pozitive, e vetmja gjë e “keqe” ishte fakti që zgjati shumë pak. Një punë goxha e mirë dhe në sinkron midis vajzave organizuese, të cilat nuk bënë që të dukej asnjë vështirësi e hasur në sy të pjesëmarrësve. Fakti që nga sondazhet tona secili/a do të vinte sërish në eventet e radhës, për ne është tregues shumë i rëndësishëm. 

Normalisht nga ana jonë si organizator u bënë mjaft të qarta pritshmëritë në lidhje me nivelin që do kishin pjesëmarrësit. Nga feedback që kemi marrë nga kompanitë prezente, eventi u është dukur i mirë organizuar, si dhe disa nga pjesëmarrësit e përzgjedhur kanë vazhduar rrugëtimin e tyre në kompanitë përkatëse.

A mendoni se i keni arritur objektivat e vendosura përpara mbajtjes së eventit?

Duke qenë objektive, them se ja kemi arritur qëllimit dhe kemi rezultatet e pritshme. E mira nuk ka fund, kështu që kemi marrë dhe ne disa pika përmirësimi në eventin e rradhës.

Cili është hapi i rradhës? A do të kemi më evente të tilla dhe nëse po çfarë mendoni të bëni më mirë?

Plani i themelueses është që të zgjerohet rrethi i stafit të përhershëm të Tech Creed. Bashkëpunëtoret besnike tonat do jenë pjesë themelore e saj. Puna do të vijojë në krjijimin dhe zgjerimin e komunitetit tonë studentor në fushën e IT-së, por jo vetëm, e si rrjedhojë edhe eventet nuk do të kenë një përfundim. 

Tech Creed ka nisur hapat e patentimit të Digital Day Albania, kështu për t’u siguruar që Digital Day do të ketë vijimësinë e saj. Duke marrë në konsideratë përshtypjet e kompanive, mund të vijë në një format më të zgjatur kohor. Tech Creed, duke ecur në hapat e Digital Day, do vij në 2022 me shumë surpriza dhe evente që nuk janë bërë ndonjëherë në Shqipëri. Ju presim! 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0