Pse Bitcoin dhe Ethereum po bien, ndërsa monedhat alternative po shijojnë sukses në treg - Business Magazine Albania

Pse Bitcoin dhe Ethereum po bien, ndërsa monedhat alternative po shijojnë sukses në treg

Dy monedhat më të mëdha digjitale Bitcoin dhe Ethereum janë dukë pësuar një rënie të ndjeshme çmimi në treg, pasi arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave. Por, fenomeni që vihet re në tregun e kriptovaluta është se monedhat alternative, apo të ashtuquajtura Altcoins janë duke shijuar sukses.

Një shembull është Z-Cashi cili është rritur afërsisht me 30% që nga fillimi i nëntorit, sipas të dhënave të Bloomberg. Kriptomonedha “Avalanche” gjithashtu është stabël në treg, duke u rritur me 50%, ndërsa monedha Crypto.com CRO ka avancuar mjaftueshëm për t’u bërë e 13-ta më e madhe për nga vlera e tregut, që ka arritur në 18 miliardë dollarë.

Lexo edhe: Bankat Amerikane “në garë” për të hyrë në botën e kriptove. Citigroup do të punësojë 100 njerëz për asetet dixhitale

Nuk është e pazakontë që të ashtuquajturat monedha alternative të rriten ndjeshëm, ndërsa vëllezërit e tyre më të mëdhenj të vuajnë. Kjo për shkak se shumë prej tyre janë të lidhur me narrativa specifike që ndihmojnë në ngritjen e tyre. Crypto.com, për shembull, njoftoi javën e kaluar një marrëveshje për të zëvendësuar Staples si sponsor titullin e një qendre sportive ikonike në Los Angeles. Analistët thonë se kjo ndihmoi që monedha CRO të shkojë lart.

“Pavarësisht turbulencave, ky është ende teknikisht një treg me rritje”, tha Mati Greenspan, themelues dhe CEO i Quantum Economics. “Kështu që paratë që dalin nga monedhat me kapitalizim të madh në treg mund ta gjejnë lehtësisht rrugën drejt disa prej monedhave më të vogla.”

Strategët përmendën një sërë arsyesh përse Bitcoin dhe disa nga kriptovalutat e tjera tradicionale janë shitur, duke përfshirë goditjen që Kina po i bën kriptomonedhave dhe rregullat e reja të raportimit të taksave në SHBA, të cilat po shihen si jo miqësore për investitorët e kriptove.

Për Mike McGlone të Bloomberg Intelligence, ka kuptim të shohësh disa nga kriptomonedhat tradicionale të marrin frymë, teksa nxitonin drejt majave.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0