Twitter krijon ekipin e kriptovalutave - Business Magazine Albania

Twitter krijon ekipin e kriptovalutave

kriptovalutave

Ekipi i ri i Twitter do të eksplorojë se si mund të mbështesë interesin në rritje të krijuesve për decentralizimin.

Twitter do të lançojë një ekip të ri që fokusohet në kriptovalutat.

Të mërkurën, inxhinierja Tess Rinearson shkroi në Twitter se ajo do t’i bashkohej kompanisë së mediave sociale “për të udhëhequr një ekip të ri të fokusuar në kripto, blockchains dhe teknologji të tjera të decentralizuara, duke përfshirë dhe duke shkuar përtej kriptomonedhave”.

Ajo shtoi, “Ndërsa unë ndërtoj ekipin, ne do të punojmë për të kuptuar se çfarë mund të bëjë kripto për Twitter, si dhe çfarë mund të bëjë Twitter për kripto-n.”

Sipas Rinearson, ekipi i ri i Twitter do të eksplorojë se si mund të mbështesë interesin në rritje të krijuesve për decentralizimin, pastaj të shikojë se si komunitetet e kriptove mund të ndikojnë në “identitetin, komunitetin, pronësinë dhe më shumë”.

Twitter ka kohë që po futet në botën e kriptomonedhave. Biografia e themeluesit dhe CEO Jack Dorsey thjesht lexon, “#bitcoin”. Në shtator, Twitter prezantoi funksionin e tij “Tips”, duke lejuar përdoruesit të marrin bakshish në bitcoin.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0