Programimi, një sektor i dominuar nga meshkujt në Shqipëri po sfidohet nga shumë vajza të reja dhe gra zhvilluese. Kjo u demonstrua në eventin ‘SHE CODES’, ku pesë gra programuese me prezencën e më shumë se 30 pjesëmarrësve diskutuan dhe ndanë histori frymëzuese dhe shembuj konkretë nga puna e tyre e përditshme si profesioniste në programim.
Koordinatorja e akademisë KODO, bashkëorganizatore e këtij eventi tha se ‘SHECODES’ synon të sjellë në vëmendje punën jetike që gratë në programim po bëjnë aktualisht dhe të inkurajojnë më shumë vajza dhe gra që të jenë pjesë e këtij ekosistemi.
“Historia ka treguar gjithmonë se figura e një gruaje është një shembull frymëzues dhe ajo bëhet edhe më frymëzuese kur ne festojmë sukseset dhe ndajmë arritjet tona. Kjo është arsyeja pse aktiviteti “SHE CODES” erdhi si një aktivitet për të bashkuar dhe promovuar më shumë vajza profesioniste. në fushën e programimit dhe shumë vajza të tjera që duan të bëhen pjesë e këtij ekosistemi”- tha Hidri.
Ky aktivitet shërbeu gjithashtu si një platformë për ngritjen e aftësive duke krijuar një komunitet jetik për tregun e sotëm gjithnjë e më teknologjik për vajzat dhe gratë në Shqipëri.
SHE CODES u ankorua në Javën Globale të Sipërmarrjes me mbështetjen e Google Developer Group & Women Tech Makers, një komunitet lokal zhvilluesish dhe teknologësh; KODO akademia më e re e kodimit në Tiranë; division5 një agjenci projektimi dhe zhvillimi dhe Destil Creative Hub një qendër shumëfunksionale bashkëpunuese dhe bashkëjetuese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.