Presidenti Joe Biden pranoi të mërkurën se qytetarët amerikanë po paguanin shumë për mallrat e përditshme, duke u zotuar të përballet me ritmet e rritjes së inflacionit, pasi të dhënat e qeverisë treguan se indikatori arriti muajin e kaluar kulmin 30-vjeçar .
Rritja e mprehtë e Indeksit të çmimeve të konsumit, raportuar nga Departamenti i Punës i befasoi ekonomistët dhe Shtëpinë e Bardhë. Kjo erdhi ndërsa Biden u nis për në Baltimore për të promovuar paketën e rishikuar të infrastrukturës me vlerë 1.2 trilionë dollarë, me të cilën ai argumenton se mund ta kthejë valën.
“Raportet e sotme ekonomike (tregojnë) se papunësia vazhdon të bjerë, por çmimet e konsumit mbeten shumë të larta”, tha Biden në një fjalim televiziv nga porti i Baltimores.
Presidenti ishte në qytetin e bregdetit lindor për të argumentuar se paketa e tij e infrastrukturës, e miratuar nga Kongresi javën e kaluar, do të ulte kostot dhe do të reduktonte pengesat e furnizimit.
“Çdo gjë, nga një litër gaz në një copë bukë kushton më shumë”, shtoi Biden.
“Edhe pse pagat po rriten, ne ende përballemi me sfida dhe duhet t’i trajtojmë ato.”
Lexo edhe: Përse inovacioni mund të ndalojë inflacionin?
Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të nënshkruajë paketën e infrastrukturës, së bashku me ligjvënësit nga të dyja palët që ndihmuan në shkrimin e saj dhe të tjerë që mundësuan rrugën e saj drejt tryezës së Presidentit.
Çmimet u vunë nën presion nga kërkesa e lartë nga konsumatorët e mbushur me para të gatshme, e kombinuar me mungesat e punëtorëve amerikanë dhe pengesat në zinxhirët e furnizimit në mbarë botën që ngadalësuan dërgesat e komponentëve të rëndësishëm si gjysmëpërçuesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.