Rastet me Covid-19 po rriten sërish në Europë dhe të dhënat tregojnë se vendet që shënojnë rikthimet më të mëdha kanë mbetur prapa në vaksinime.
Sipas të dhënave nga Qendra e Burimeve për Coronavirus Johns Hopkins, rastet janë rritur pothuajse në çdo vend europian gjatë dy javëve të fundit. Në 13 nga 45 vende, rastet e reja janë më shumë se dyfishuar. Më shumë se gjysma e vendeve europiane me shpërthimet më të mëdha renditen në gjysmën e fundit kur bëhet fjalë për shkallën e vaksinimit në kontinent.
Shpërthimet në Europë janë aktualisht ndër më të rëndat në botë; gjashtë nga 10 vendet me rritjen më të madhe të rasteve janë në kontinent. Rritja është më e rëndë në Europën Lindore: Republika Çeke, San Marino, Hungaria dhe Polonia kryesojnë kontinentin me raste të reja që janë më shumë se trefishi i niveleve të tyre në mes të tetorit.
Lexoni: Skenë surreale në Disneyland Shangai. 33 mijë veta “mbyllen” të testohen për virusin Covid
Vdekjet e lidhura me Covid në të gjithë Europën gjithashtu janë rritur, me Hungarinë, Republikën Çeke dhe Letoninë që përbëjnë rritjen më të madhe të vdekjeve gjatë dy javëve të fundit.
Disa vende të Europës Lindore po përballen me përhapje të ngadaltë të vaksinave. Ndërsa më shumë se 7 në 10 qytetarë në Portugali, Spanjë, Islandë, Francë dhe Irlandë kanë marrë të paktën një dozë, normat e vaksinimit në Bullgari, Ukrainë dhe Bjellorusi nuk kanë arritur ende 30%.
Për krahasim, 67% e amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe shkalla e vaksinimit 87% e Portugalisë është e dyta më e larta në botë.
Zyrtarët në Organizatën Botërore të Shëndetësisë kanë kritikuar shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave, duke vënë në dukje se kombet më të pasura kanë blerë doza të tepërta dhe kanë filluar të ofrojnë ilaçe përforcuese ndërsa vendet më të varfra kanë luftuar për të marrë furnizimin e duhur. OBSH publikoi një letër nga Princi Harry dhe Meghan, Dukesha e Sussex-it, gjatë një takimi të G-20 më 29 tetor, duke u kërkuar vendeve anëtare të angazhohen për ndarjen e dozave.
Për të parë live çfarë ndodh në botë me Covid-19: COVID-19 Map – Johns Hopkins Coronavirus Resource Center (jhu.edu)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.