Le ta pranojmë të gjithë kolektivisht se njëzet muajt e fundit nuk kanë qenë dhe aq të mirë. Një pandemi globale, humbje pune, trazira sociale dhe racore, ndarje politike, mandatet e vaksinave, tragjeditë tona personale dhe lista vazhdon e vazhdon.
Ndërsa mbyllim një vit tjetër sfidash ekstreme, kjo është koha për të menduar për të bërë zgjedhje të zgjuara për të siguruar lumturinë dhe mirëqenien tonë ndërsa kalojmë në një vit tjetër. Çfarë është ajo që duhet të ndryshojë për ju?
Nëse konsultoheni me shkencën, ka gjëra që mund të bëjmë rregullisht që jo vetëm janë të mira për shëndetin dhe mirëqenien tonë, por janë veçanërisht të mira për shëndetin e ekipeve dhe vendeve tona të punës.
Lexoni: Punonjësit nuk po paraqiten në punë, punëdhënësit po i zëvendësojnë me robotë
- Praktikoni dashamirësinë ndaj vetes
Shumë njerëz sillen mirë me të tjerët, por neglizhojnë të jenë të sjellshëm me veten e tyre. Shkenca tani na thotë se të qenit i sjellshëm me veten është gjë e mirë për shëndetin tuaj mendor. Psikologët në Angli kryen një studim duke ekzaminuar skanimet e trurit të mbi një mijë njerëzve që praktikonin mirësinë. Ata zbuluan se kur jeni të sjellshëm me veten tuaj, zona të caktuara të trurit tuaj ndizen si një pemë Krishtlindje, sikur të merrni mirësi nga të tjerët, ose duke i dhënë mirësi dikujt tjetër.
Këshilla praktike e dhënë nga psikologët është t’i kushtoni vëmendje zërit tuaj të brendshëm. A flisni me veten në mënyrë armiqësore dhe të vrazhdë, apo në një mënyrë miqësore? Çështja është se vetë-biseda negative që është kritike dhe gjykuese mund të ndikojë në mirëqenien tuaj fizike dhe mendore njësoj sikur të vinte nga një person kritik dhe gjykues.
Kështu që flisni me veten në një mënyrë miqësore dhe të sjellshme, siç do të bënte një mik i mirë kur ju mbështet në kohë të vështira. Çdo mëngjes, bëni një ushtrim të vogël vetë-reflektues. Pyete veten: Nëse do të zgjidhja të jem i sjellshëm sot, si do ta trajtoja veten? Rendisni gjërat që mund të bëni, filloni ditën tuaj të punës me atë shënim dhe shikoni të tjerët të tërhiqen nga pozitiviteti juaj.
- Mësoni të jeni mirënjohës
Shkenca thotë se ju mund ta stërvisni trurin tuaj për të qenë të lumtur dhe optimist nëse shkruani tre gjëra në ditë për të cilat jeni mirënjohës dhe e bëni atë për 21 ditë rresht. Sipas hulumtimit, kur rrisni nivelin tuaj të pozitivitetit, truri juaj performon dukshëm më mirë sesa kur është negativ, neutral ose i stresuar. Në studime, është zbuluar se:
- Produktiviteti u rrit me 31%
- Shitjet u rritën me 37%
- Mundësia e një promovimi u rrit me 40%
- Falni të tjerët
Jeni lënduar ndonjëherë nga veprimet apo fjalët e dikujt në punë? Pothuajse të gjithë e kanë përjetuar këtë. Zemërimi, hidhërimi, ankthi apo edhe hakmarrja janë sjellje të zakonshme që vijnë nga goditja me thikë pas shpine. Por nëse këto ndjenja zgjasin dhe vazhdojnë, mund të kenë pasoja shkatërruese për atë që mban mëri.
Pra çfarë bën ti? Si e përballon dhe rikthen qetësinë tënde? Përqafon faljen!
Falja diskutohet apo integrohet rrallë zyrtarisht në kulturën e korporatës. Por duhet të praktikohet.
Në një studim kërkimor që përfshinte më shumë se 200 punonjës, falja ishte “e lidhur me rritjen e produktivitetit, uljen e mungesës (më pak ditë mungesë pune) dhe më pak probleme të shëndetit mendor dhe fizik, si trishtimi dhe dhimbjet e kokës. Kur mësojmë dhe zotërojmë këtë praktikë të virtytshme si një vlerë organizative, falja mund të jetë një mënyrë efektive për të rikthyer besimin dhe për t’i rregulluar gjërat njësoj si me kolegët ashtu edhe me shefat, në mënyrë që të vraponi përsëri në të gjitha drejtimet.
Falja shtrihet edhe nga jashtë për të ndikuar tek të tjerët që nuk janë të përfshirë në konflikt. Kur kolegët vëzhgojnë të tjerët duke praktikuar faljen, hulumtimi thotë se shpesh “nxit emocione pozitive që mund të përmirësojnë vendimmarrjen, funksionimin konjiktiv dhe cilësinë e marrëdhënieve”.
- Ngadalësoni gjërat (ushtroni durim)
“Shpejtësia vret”, thotë një fjalë e urtë. Në kohë krize, mund të ndihet sikur çdo situatë është një emergjencë dhe zgjedhja për të përshpejtuar gjërat në fakt mund të çojë në më shumë kaos dhe konfuzion. Kur njerëzit zhyten në një vorbull vendimmarrjesh urgjente dhe impulsive pa i ngadalësuar gjërat, shpesh gjërat përkeqësohen, jo për mirë.
Ushtrimi i një niveli më të lartë durimi, përpunimi i emocioneve tuaja dhe marrja e inputeve të ndryshme nga njerëz të ndryshëm në organizatë do të prodhojë në të vërtetë rezultate më të mira në afat-gjatë.
Në një studim të vitit 2012, studiuesit zbuluan se njerëzit që shfaqnin durim bënë më shumë përparim drejt qëllimeve të tyre dhe ishin më të kënaqur kur i arritën ato (veçanërisht nëse ato qëllime ishin të vështira) krahasuar me njerëzit më pak të durueshëm.
Lexoni: 6 mënyra për të kuptuar nëse jeni gati të merrni hapin nga punonjës në sipërmarrës
Studime të tjera zbuluan gjithashtu se njerëzit e duruar priren të përjetojnë më pak depresion dhe emocione negative dhe mund të përballen më mirë me situatat stresuese. Për më tepër, ata ndiejnë më shumë mirënjohje, më shumë lidhje me të tjerët dhe përjetojnë një ndjenjë më të madhe të begatisë.
/inc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.