Në Shqipëri pagat u rritën vetëm 0.8% gjatë 2020-ës, ndërkohë që mesatarja e rajonit ka qenë në 4%. Ky është zbulimi i Institutit të Vienës, që ka marrë në konsideratë të gjithë tregjet e punës në Evropën Qëndrore Lindore dhe Juglindore.
Kjo përqindje në rritjen e pagave vjen e zhveshur nga rritja e çmimeve të ekonomisë dhe tregon perfomancën e ekonomisë tonë, me ndikimin që ka tek xhepat e qytetarëve.
Nga të gjitha vendet, Shqipëria me performancë ia ka kaluar vetëm Çekisë, Turqisë dhe Kosovës.
Serbia është vendi, i cili ka pasur rritjen më të madhe në rajon në nivelin 7.7%., ndërsa Lituania qëndron e para nga shtetet me një normë pranë 9%.
Kosova nga krahu tjetër ka raportuar një rritje negative pagash me -2.5%, e parafundit në rajon.
Sa i përket rritjes së pagave sipas sektorëve, Instituti i Vienës nënvizon se për të gjithë rajonin, rritja më e madhe është regjistruar në shëndetësi, ndjekur nga sektori i komunikimit dhe edukimi, ndërsa pas nuk mbeten as rrogat e adminsitratës publike. Ndërkohë në sektorin e akomodimit dhe pagave pagat u ulën me 3.9%.
Një tjetër indeks i matur në raport është edhe papunësia, ku Shqipëria ka performuar relativisht mirë duke mos e kaluar mesataren e papunësisë së vendeve në studim prej 2.2%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.