ALBtelecom në transformim të vazhdueshëm digjital për të përmirësuar eksperiencën e abonentëve - Business Magazine Albania

ALBtelecom në transformim të vazhdueshëm digjital për të përmirësuar eksperiencën e abonentëve

ALBtelecom

ALBtelecom operatori më i madh shqiptar i telekomunikacionit, që operon si në industrinë fikse dhe atë mobile synon të eleminojë çdo problem të klientëve për shërbimet që ofron, duke plotësuar kërkesat e rritura edhe më shumë për to gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Transformimi i ALBtelecom është fokusuar në përmirësimin e kujdesit ndaj klientit, zbatimin e teknologjisë novatore dhe prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.

Për të rritur produktet dhe shtuar numrin e abonentët e saj, ALBtelecom po ndërmerr një transformim digjital, duke përditësuar pajisjet, sistemet e brendshme dhe sistemin customer-facing që pritet të përfundojnë deri në vitin 2022. Përditësimet prekin më shumë se 730 punonjës, dhe mbi 2.000 pika shitje.

Sfida jonë më e madhe është të ofrojmë shërbimet tona telco pa asnjë ndërprerje. Po përpiqemi të përdorim teknologjinë më të fundit për të gjithë sektorët tanë të biznesit dhe ky fakt na jep përparësi konkurruese,” shpjegon  Vahap Yeroglu, Drejtori i Grupit të Teknologjisë në ALBtelecom.

Me fokusin e transformimit dhe përmirësimit, ALBtelecom u konsultua me HPE Platinum Partner, Computer & Copier Systems (C.C.S.), për të gjetur një zgjidhje që do i vinte në ndihmë më tepër funksionaliteteve, do të parandalonte ndërprerjet, dhe në fund do të përmirësonte përvojën e klientit.

Kur kishim ndërprerje në aplikacionet tona kryesore, nuk mund t’u shërbenim klientëve ashtu siç duhet për disa orë. Ne presim të shohim përmirësim afërsisht 30% të niveleve të shërbimit ndaj klientit në dyqane. Performanca e lartë ndihmon punonjësit tanë të bëjnë punët e tyre shumë më shpejt dhe në mënyrë më efikase“, shpjegon Ergest Alite, Drejtor i IT-së, Qendrës së Funksionimit të Rrjetit dhe Shërbimeve Mbështetëse në ALBtelecom.

Lexo:ALBtelecom: Internet bonus për rimbushjet nga aplikacioni “Profili Im”

Infrastruktura e re siguron 60% performancë më të lartë, duke lejuar punonjësit e ALBtelecom të punojnë në mënyrë produktive dhe të shpejtë. Nga ana tjetër, klientët kanë mundësi të kenë përvoja më të mira, pasi ata nuk presin më për të kryer shërbimet e tyre.

ALBtelecom dëshiron të jetë pararojë në trendet e industrisë, duke vendosur standardet e zhvillimit në këtë fushë, ku infrastruktura e saj cloud plotësisht private është trendi i të gjithë Telco-s sot.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0