Edhe pse garon në ngjyrat e Italisë, Arjola Trimi është fituese e një medaljeje ari në not gjatë garave Para olimpike, Tokyo 2020. Trimi kaloi britaniken Challis dhe rusen Shishova, duke I dhënë Italisë medaljen e shtatë të artë.
E lindur në Shqipëri në vitin 1987, Arjola Trimi merr medaljen e saj të dytë, ndërkohë që vuan nga kuadripareza degjenerative spastike, një paralizë e pjesshme e gjymtyrëve.

Për mikrofonat e Rai Sport, Arjola foli për emocionet e saj, duke u përpjekur të shpjegojë ndjenjën e jashtëzakonshme në not dhe me ujin që për të është sinonim i lirisë: “Unë jam një tigër, nuk e prisja në një kohë kaq të shkurtër. Jam vërtet e lumtur. Mendoj se uji më ka dhënë diçka magjike, ka diçka që më shtyn, është liri absolute, më ndihmon të jap më të mirën në momentet më të vështira. Falë familjes sime, nëse nuk do të ishin ata nuk do të isha kjo që jam. Falë burrit tim që më ka shoqëruar gjithmonë në këto lojëra, ne ndamë gjithçka. Më duhej ta bëja elasticitetin pikën time të fortë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto