Vaksina Pfizer, Qeveria shqiptare do paguajë edhe 2. 4 milionë euro - Business Magazine Albania

Vaksina Pfizer, Qeveria shqiptare do paguajë edhe 2. 4 milionë euro

Qeveria shqiptare do të paguajë edhe dy milionë e katërqind mijë euro për furnizimin me vaksinën Pfizer.

Në Fletoren zyrtare të datës 20 gusht 2021 angazhohet Instituti i Shëndetit Publik për kryerjen e pagesave, të përcaktuara në marrëveshjen e nënshkruar për prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, të miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, dhe me ligjin nr. 3/2021, në vlerën 2 447 233.68 (dy milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e tridhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e tetë) euro, të konvertuara sipas kursit zyrtar të këmbimit në ditën e pagesës.

Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e saj të miratuar për vitin 2021 i shtohet ekuivalenti në lekë i shumës prej 2 447 233.68 (dy milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e tridhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e tetë) euro, për kryerjen e pagesës së dozës së vaksinës nga kompania Pfizer Export B.V. 3.

Fondi, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0