Kosova nën masa të rrepta anti-Covid. Rriten rastet e infektimeve - Business Magazine Albania

Kosova nën masa të rrepta anti-Covid. Rriten rastet e infektimeve

infektimeve

Qytetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe kur vijnë nga vendet me rrezik të lartë infektimesh, duhet të kenë test PCR-negativ.

Rritja e madhe e infektimeve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit u shënua rekord i rasteve, shtim i pacientëve nëpër spitale, dhe çdo ditë rritja e numrit të viktimave nga Covid-19, bëri që qeveria e Kosovës nga sot të ashpërsojë masat anti-Covid. Tetë përsona humbën jetën dhe mbi dy mijë raste të infektimeve u shënuan vetëm gjatë 24 orëve të fundit, që në raport me numrin e popullsisë, përbën rritjen më të madhe të infektimeve në rajon.

Qeveria e Kosovës ka reaguar me marrja masave kufizuese. Ajo vendosi që të reduktohen gati të gjitha aktivitetet publike deri në masën e mbylljes totale siҫ janë, klubet e natës dhe festimet familjare që në stinën e verës në Kosovë janë të shumta. Përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në të gjitha ambientet e mbyllura publike. “Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Shifrat e infektimeve në Kosovë ditët e fundit shënuan rritje të madhe, ndërsa, kategoria më e prekur me Covid-19 ka qenë grupmosha 20-29 vjeç. Prej 13 marsit 2020, deri më 19 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 123.098 raste me COVID-19. Mbi 14 mijë raste janë aktive. Deri më tash 2,303 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Lexoni: Kosova kundër nismës së Mini-Shengenit Ballkanik

Testi PCR për personat që hyjnë në vend

Masa tjetër lidhet me udhëtimet. Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Qendrat e vaksinimit po punojnë me kapacitet të plotë, por në masë akoma ka hezitim për vaksinim, ndonëse fushatat informuese nuk mungojnë. Deri tani vetëm 220 mijë persona janë vaksionuar plotësisht që përbën një përqindje të vogël të vaksinimit krahasuar me vendet e rajonit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar te qytetarët e Kosovës, që të vaksinohen, pasi varianti Delta i Coronavirusit po përhapet me shpejtësi.

Varianti Delta i Coronavirusit është shumë më i përhapur sesa variantet e kaluara, thotë mikrobiologu Lul Raka, prandaj sipas tij, ky variant shumë më i transmetueshëm ka qarkulluar nëpër shumë shtete të Evuropës disa javë më herët. “Varianti Delta është më i transmetueshmi deri më sot. Përqëndrimi i tij është gati 1000 herë më i lartë në zgavrat e hundës dhe të gojës ku bëhet edhe përhapja më e shpeshtë prej personit në person. Nëse me variantin e vjetër virusin e ke shpërndarë në tre persona me variantin “Delta” mund ta përhapësh deri në gjashtë persona ose edhe më shumë”, tha mikrobiologu Raka. Prandaj sipas tij, masat anti-Covid dhe vaksinimi është mënyra e vetme për të ulur numrin e infektimeve që disa nga to po përfundojnë me fatalitet.

Lexoni: Kosova bëhet pjesë e Netflix

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0