Moderna do të fillojë provat për vaksinën kundër HIV - Business Magazine Albania

Moderna do të fillojë provat për vaksinën kundër HIV

Moderna, kompania bioteknologjike e cila krijoi një nga vaksinat e para COVID-19 vitin e kaluar do të fillojë luftën e saj edhe kundër HIV/AIDS me një vaksinë ARN.

Moderna po kërkon 56 individë, të moshës 18 deri në 50 vjeç dhe të cilët janë HIV-negativë, për të kryer testimet e nevojshme që pritet të fillojnë më 19 Gusht dhe të përfundojë në pranverën e vitit 2023.

HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Konkretisht, virusi vret qelizat CD4, të cilat janë një lloj i qelizave imune të quajtura qeliza T. Ndërsa virusi HIV përparon me sulmin ndaj këtyre qelizave, trupi bëhet më i prekshëm ndaj llojeve të ndryshme të infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda siç është kanceri.

“COVID-19 na tregoi se çfarë mund të bëjmë nëse duam të krijojmë një vaksinë në një kohë të shkurtër,” tha Dr Andrew Pekosz, një virolog dhe profesor në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins. Moderna ishte një nga firmat e para amerikane ka përdorur një metodologji e cila vendos në alarm sistemin imunitar të njeriut kundër infektimit ku në gjak injektohen pjesëza ARN-je. Deri më tani, disavantazhi i vaksinave të ARN është se ARN nuk zgjat shumë, kështu që ato duhet të mbahen të ftohta për të parandaluar prishjen.

Megjithatë, SARS-CoV-2 nuk është i ngjashëm me HIV/AIDS pasi HIV infekton qelizat imune që luftojnë viruset dhe patogjenët e tjerë, ndërsa SARS-CoV-2 kryesisht infekton qelizat e frymëmarrjes. Teknologjia ARN mund të jetë premtuese për një vaksinë HIV, por vetëm koha do ta tregojë suksesin e saj.

LEXO: Njihuni me profesorin e Harvardit, i cili u bë miliarder falë Coronavirus

Çfarë është HIV/AIDS?

Një sëmundje që zhvillohet tek njerëzit që janë HIV pozitivë. Në fakt, është faza më e përparuar e virusit HIV. Por një individ nuk ka domosdoshmërish HIV/AIDS vetëm sepse ai ose ajo është HIV-pozitiv.

Virusi HIV vret qelizat CD4. Njerëzit e shëndetshëm zakonisht kanë 500 deri në 1,500 qeliza të tilla për milimetër kub. Një person i infektuar me HIV qelizat CD4 e të cilit kanë rënë nën 200 për milimetër kub do të diagnostikohet me HIV/AIDS .

HIV/AIDS  mund të diagnostikohet gjithashtu tek njerëzit që kanë HIV dhe gjithashtu kanë zhvilluar infeksione oportune ose kancer, të cilat janë shumë të rralla në njerëzit që janë HIV-negativë. Infeksioni oportunist, si pneumonia, e shfrytëzon këtë situatë delikate si virusin HIV, për të sulmuar trupin.

Nëse nuk trajtohet, HIV mund të kalojë në HIV/AIDS  brenda një dekade. Pacientët e patrajtuar me HIV/AIDS  jetojnë mesatarisht 3 vjet, por koha shkurtohet nëse trupi ndërkohë has një sëmundje serioze oportune. Terapia antiretrovirale mund të parandalojë që virusi HIV të shkaktojë HIV/AIDS .

Por nëse HIV/AIDS  zhvillohet, kjo do të thotë që imuniteti kompromentohet rëndë. Ai është aq i dobët sa nuk mund të luftojë as infeksionet më të dobëta. Njerëzit bëhen të prekshëm nga një sërë sëmundjesh si pneumonia, tuberkulozi, kanceri, meningjiti, infeksionet kërpudhore të gojës dhe fytit dhe shumë më tepër.

Jetëgjatësia e shkurtuar në rastet me HIV/AIDS  të patrajtuar nuk është rezultat i drejtpërdrejtë i vetë sindromës, por është rezultat i sëmundjeve dhe komplikimeve që ndodhin për shkak të imunitetit të dobësuar.

NEWSWEEK

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0