Kapitalia shqiptar në banka po vjen në rritje. Shoqëria e sigurimeve Eurosig ka bërë të ditur se ka marrë paketën kontrolluese të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), me 51% të aksioneve.
Eurosig u bë aksionere e kësaj banke rreth dy vite më parë, duke u bërë aksioneri I parë shqiptar I kësaj bankë, me capital të huaj, të zotëruar nga Islamic Development Bank. Eurosig bleu fillimisht 21% të aksioneve të UBA bank.
Ky transaksion pritet pritet të regjistrohet edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
UBA Bank është në treg prej vitit 1999. Ajo ka ende një peshë të ulët në tregun vendas, duke zënë më pak se 1% (0.7%) të tregut vendas. Të dhënat e fundit mbi sistemin bankar tregojnë se UNA Bank ka një total aktivesh prej 10.9 miliardë lekësh. Banka ka 1.1% të stokut të kredive të dhëna nga sistemi dhe 0.7% të depozitave.
Lexo: Eurosig, Insig dhe UBA Bank japin 10 000 euro për dëshmorin e atdheut Arjan Sala
Vitet e fundit, sipërmarresit shqiptarë kanë inveduar ndjeshën në sistemin bankar. Krahas Credins dhe Union Bank, të cilat ishin që në fillim me capital vendas në zotërim të investitorëve shqiptarë është edhe edhe Tirana Bank.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.