Veliaj prezanton linjën e parë të gjelbër të autobusëve në Tiranë - Business Magazine Albania

Veliaj prezanton linjën e parë të gjelbër të autobusëve në Tiranë

autobusëve

Kryeqyteti pritet të ketë linjën e parë të transportit të gjelbër publik. Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka publikuar linjën e re të autobusëve për kryeqytetin. Rreth 18 autobusë janë rreshtuar para ambienteve të sheshit ‘Nënë Terezë’ dhe shumë shpejt pritet që të futen në qarkullim.

Autobusët e rinj ekologjikë kanë ardhur në kuadër të marrëveshjesh ndërqeveritare të nënshkruar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, për financimin e projektit “Transporti i Gjelbër i Tiranës” në shumën e 50 milionë eurove.

“Ky është lajmi më i mirë i javës për qytetin, sepse shënon fillimin e modernizimit të transportit urban të Tiranës. Futja e një linje të re unazore, me 66 stacione dhe 24 autobusë hibridë brenda këtij viti, e rendit Tiranën ndër kryeqytetet e tjera të Europës, që përdorin mjete transporti që nuk ndotin mjedisin.

Jam shumë i lumtur dhe krenar edhe për kolegët e GIZ-it, të cilët po na ndihmojnë në procesin e vështirë të modernizimit të shërbimit urban. Forca!” shkruan në profilin e tij Veliaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0