E para në xhudo për femrat. Distria Krasniqi sjell një medalje të artë në Kosovë nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Distria Krasniqi merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg. Ajo arriti të mund në finale japonezen Funa Tonaki. Kosova po thyen rekorde në këtë sport dhe në përgjithësi në lojërat olimpike. Në dy olimpiadat e fundit ajo siguroi medalje ari.
Lajmi u mirëprit dhe ka entuziazmuar mbarë shqiptarët. Personalitete në ndryshme i kanë uruar sportistes arritjet në karrierën, duke theksuar se kjo është një arritje edhe më e madhe për Kosovën.
Presidenti i vendit uroi Distria dhe ekipin që përfaqëson Kosovën në Japoni duke e quajtur atë më të mirën e botës.
“Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës! Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen!“
Kryeministri Rama e quan atë Luanëshë në postimin e tij në Facebok. Ndërsa për kryetarin e partisë demoratike, ajo është krenari.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto