Ja si do të duket porti i ri i Durrësit. Dalin pamjet - Business Magazine Albania

Ja si do të duket porti i ri i Durrësit. Dalin pamjet

porti i ri

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin e portit të ri të Durrësit. Në një postim në profilin e tij të Facebook, kryeministri teksa ka treguar maketin e këtij projekti thotë se porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha turistike në detin Mesdhe.

“Dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan në postim Rama.

Projekti i “Emaar Group” të Dubait është 5 vjeçar dhe parashikon një investim prej 2 miliardë euro për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Punimet priten të nisin në muajt në vijim për portin e ri të Durrësit. Ndërtimi do të realizohet në 5 faza dhe pritet që të punësohen me mijëra qytetarë dhe të vijnë mijëra turistë nga e gjithë bota.

Më poshtë mund të shikoni projektin e plotë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0