Samsung Internet 15.0 Beta ka ardhur - Business Magazine Albania

Samsung Internet 15.0 Beta ka ardhur

Samsung Internet

Sasmung Electronics  lançoi versionin beta të Samsung Internet 15.0, i cili prezanton veçori të reja, të dizajnuara për ta bërë jetën e përdoruesve më të lehtë dhe për të mbrojtur më tej informacionin e përdoruesit me veçori të përmirësuara të privatësisë. Versioni beta i Samsung Internet 15.0 tani është gati për tu shkarkuar në Google Play Store ose Galaxy Store.

“Samsung punon pa u lodhur për të ofruar përvojën më të mirë të telefonave celular ndërsa ofron mënyra për t’ju ndihmuar të mbani privat informacionin tuaj personal me karakteristika të përparuara të privatësisë,” tha Du Kim, VP dhe Shef i Grupit Web R&D në Samsung Electronics. “Samsung Internet 15.0 beta ofron më të mirën nga të dy botët, me mjete të thjeshta që i ndihmojnë përdoruesit të shfletojnë më shpejt duke ruajtur kontrollin mbi të dhënat e tyre personale.”

Mbrojtje e zgjuar

Samsung Internet 15.0 beta mbron përdoruesit nga gjurmët e gishtërinjve – një teknikë që ndjek përdorimin e rrjetit për të ndërlidhur informacionin në lidhje me përdoruesit. Tani, falë teknologjisë së përmirësuar anti-gjurmuese, Samsung Internet 15.0 beta ndihmon që informacioni i përdoruesit të mbetet privat.

Samsung Internet 15.0 beta lejon përdoruesit të fshijnë të dhënat e ruajtura në pajisjet e tyre dhe siguron një pasqyrë më të madhe të asaj që do të fshihet. Më tej, sapo përdoruesi të aktivizojë Secret Mode, shfletuesi mbetet në Secret Mode, duke eleminuar hapat shtesë për ta aktivizuar atë çdo herë.

Kërkim i shpejtë dhe navigim i shpejtë

Samsung Internet 15.0 beta e bën më të lehtë se kurrë kërkimin e informacionit nga home screen. Është e shpejtë dhe e lehtë. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të shkruani ose të përdorin zërin tuaj për të kërkuar në internet.

Lexo: Samsung dhe upday prezantojnë një aplikacion të ri emocionues të lajmeve eSports

Për ta bërë përvojën e shfletimit edhe më pak problematike, Samsung Internet 15.0 beta ruan përkohësisht faqet e mëparshme të internetit në mënyrë që përdoruesit të mund t’i hapin ato përsëri pa u dashur të bëjnë reload, duke ulur përdorimin e të dhënave ndërsa përdoruesit lëvizin ndërmjet  faqeve.

Pas periudhës së testimit beta, Samsung Internet 15.0 do të nisë zyrtarisht në fund të verës. Nëse jeni tashmë përdorues i Samsung Internet, do të merrni një njoftim kur versioni i ri të bëhet i disponueshëm.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0