Testohet fluturimi i aeroplanit të parë elektrik - Business Magazine Albania

Testohet fluturimi i aeroplanit të parë elektrik

aeroplani

Aeroplani i parë në botë, që furnizohet plotësisht me energji elektrike doli në qiell për fluturimin e tij të parë në një aeroport afër Bordeaux, në Francën Jugperëndimore. Ai ka një zhurmë pak më të fortë se një tharëse flokësh dhe quhet E-Fan. Avioni i vogël eksperimental është projektuar nga Airbus, pak më shumë se 6 metra i gjatë. Ai mund të shënojë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimeve ajrore të gjelbërta, të qeta dhe më të lira.

Mundësuar nga 120 bateri polimere litium-jon, fluturimi i parë zyrtar zgjati më pak se 10 minuta, megjithëse avioni ka aftësinë të fluturojë për rreth një orë, para se të karikohet.

E-Fan është ende larg hapit për të zëvendësuar avionët tradicionalë pasi ka një shpejtësi maksimale vetëm 220 km dhe hapësirë për vetëm një pilot dhe një pasagjer.

Por, inxhinierët shpresojnë që ndërsa teknologjia zhvillohet, avionët gjithnjë e më të mëdhenj mund të furnizohen plotësisht me energji elektrike ose të pajisen me një sistem hibrid.

Aerospacetestinternational

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0