Të drejtat digjitale humbasin “fuqinë” në mes të trazirave politike dhe shoqërore - Business Magazine Albania

Të drejtat digjitale humbasin “fuqinë” në mes të trazirave politike dhe shoqërore

Kur  pandemia globale u përhap, jeta jonë ndryshoi. Ne zëvendësuam  takimet, darkat dhe ahengjet, protestat – online. Ndërsa kërkuam rehati, arsimim, biznes dhe jetë sociale online, ne krijuam sferën tonë për të manipuluar dhe keqinformuar qytetarët. Gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile, zyrtarët dhe publiku i gjerë janë përballur me sulme të shumta- përfshirë abuzimin verbal, fushata shpifjesh dhe presione për të tërhequr vëmendjen. Shumë nga të dhënat tona u vodhën dhe privatësia jonë u rrezikua por mbikëqyrja lulëzoi.

Në periudhën nga gushti 2019 deri në dhjetor 2020, BIRN dhe Fondacioni SHARE kanë mbledhur  informacione mbi shkeljet e të drejtave digjitale në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Hungari, Rumani dhe Serbi dhe sipas të dhënave shkelja e të drejtave digjitale vazhdoi duke krijuar një situatë alarmante në të gjashtë vendet.

Ndërsa të gjashtë vendet ishin në fushata zgjedhjesh gjatë kësaj periudhe – lokale, të përgjithshme dhe / ose presidenciale – zbulimi ka ngritur shqetësime serioze rreth asaj se si arena digjitale ka përhapur në mënyrë efektive lajme të rreme, teori konspirative të nxitura nga urrejtja dhe dezinformata në mbështetje të përpjekjeve për të sabotuar proceset demokratike.

Pikërisht kur njerëzit kishin nevojë për informacione të sakta dhe qeveritë kishin nevojë për të siguruar standarde të larta në jetën publike,  nisën sulmet kibernetike kundër organeve shtetërore dhe publiku ishte i mbingarkuar me informacione të rreme dhe përmbajtje diskriminuese të projektuara për të manipuluar votimin dhe / ose nxitur urrejtjen ndaj grupeve të veçanta. Nga ana tjetër, qeveritë, përdorën pandeminë për të frenuar lirinë e shprehjes, abuzuan me të dhënat shëndetësore, ndërsa shumë institucione publike nuk arritën të përmbushin standardet e mediave dhe mendimit të lirë.

Gjatë kësaj periudhe, BIRN dhe Fondacioni SHARE verifikuan më shumë se 800 shkelje të të drejtave digjitale, përfshirë përpjekjet për të cenuar lirinë e fjalës dhe publikut të gjerë që ishin të përfshirë në përpjekjet për të mbingarkuar përdoruesit me informacione të rreme dhe përmbajtje raciste / diskriminuese – zakonisht për përfitime financiare ose politike. Masat u ndërmorën në vetëm 21 përqind të rasteve, të cilat zakonisht përfshinin – në varësi të llojit të shkeljes – fshirjen e artikujve ose  postimeve  / ose komenteve nga publiku i gjerë dhe organizatat e sektorit publik.

Gjatë krizës së COVID-19, ne pamë një rritje të arrestimeve të qytetarëve nën akuzat se kanë shkaktuar panik duke publikuar lajme të rreme në mediat sociale. Hungaria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina ishin në krye të listës. Veprimet ligjore, përfshirë arrestimet, dënimet ose veprime të tjera gjyqësore, u ndërmorën në më pak se 0.5 përqind të të gjitha çështjeve që u monitoruan.

Është  e rëndësishme të theksohet se disa shkelje përfshinin përpjekjet për të penguar  lirinë e shprehjes përmes gënjeshtrave. Disa ishin përpjekje cinike kundër interesit publik për të bllokuar botimin e fakteve. Të gjitha këto shkelje kanë kontribuar në një atmosferë të dominuar nga frika dhe urrejtja me komunitetet tashmë të ndjeshme – të tilla si LGBT +, grupe të identifikuara si, emigrantë, grupe të veçanta etnike – duke u nënshtruar abuzimit më të keq dhe më të shpeshtë, duke i lënë ata gjithnjë e më të izoluar nga rrjetet mbështetëse .

Personat që minojnë demokracinë duke iu frikësuar të vërtetës dhe përhapin gënjeshtra keqdashëse nuk janë ndëshkuar ende. Ky raport tregon përpjekjen e parë në nivelin rajonal për të mposhtur sfidat aktuale në sferën digjitale dhe synon të plotësojë boshllëqet në hulumtim. Studimi ka përdorur një qasje ndërdisiplinore, duke i shqyrtuar problemet nga këndi ligjor, politik, teknologjik dhe shoqëror, si dhe një përpjekje për të treguar që problemet dhe zgjidhjet për këto shkelje duhet të ishin gjithashtu holistike dhe gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu mungesa e vetëdijes për shkeljet e të drejtave digjitale brenda shoqërisë minon më tej demokracinë, jo vetëm në kohë krizash. Asnjë nuk duhet ta cilësojë evolucionin digjital vetëm transparent, por gjithashtu si një grup mekanizmash dhe mjetesh që kanë potencial të madh për t’i shërbyer nevojave të njerëzve dhe le të mos harrojmë se qasja në internet ka rezultuar e domosdoshme në kohë krizash të tilla si në pandemia COVID-19.

Shpresojmë që ky raport të shërbejë jo vetëm për vlerësimin e tij, por të cilësohet  si një hartë që tregon se çfarë dhe si të mbrojmë të drejtat tona, dhe gjithashtu si një ftesë për të gjithë për të bashkuar forcat për ta bërë botën digjitale të shëndetshme.

Balkan Insight

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0