Panik në tregun e kriptovalutave, gjendet i vdekur “Miliarderi i Bitcoin” - Business Magazine Albania

Panik në tregun e kriptovalutave, gjendet i vdekur “Miliarderi i Bitcoin”

Miliarderi i Bitcoin dhe themeluesi i shkëmbimeve të kriptomonedhave Mircea Popescu raportohet se është gjetur i mbytur në brigjet e Kosta Rikës, sipas një raporti të shkurtër dhe mjaft të paqartë nga stacioni televiziv vendas Teletica.

Popescu, 41-vjeçar, i quajtur gjithashtu si ‘ungjilltar’ i Bitcoin-it nga shumë ndjekës, la një trashëgimi të diskutueshme prapa. “Më pëlqen Bitcoin sepse më pëlqen liria. Thjesht kaq”, shprehej miliarderi.

Popescu gjithashtu kishte një blog, e cila kishte përmbajtje raciste dhe seksiste. Ai është gjithashtu i njohur për fillimin e MPEx-it, një shkëmbim i letrave me vlerë Bitcoin, në vitin 2012. Pete Rizzo, redaktori i Bitcoin Magazine shkroi një status në Twitter duke kuruar disa nga citimet e Popescu-t në lidhje me Bitcoin-in.

Sipas raportit, Agjencia e Hetimit Gjyqësor vendase ka konfirmuar vdekjen e miliarderit, por mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur. Pionieri në fushën e kriptomonedhave ishte një ndër personat që mbante disa nga shumët më të larta të kriptovalutës. Ai ishte vetëm 41 vjeç.

Megjithëse Bitcoin-i në pronësi të Popescu-t do t’i alternohet vlera e kriptomonedhës me kalimin e kohës, nëse miliarderi nuk do të kishte bërë marrëveshje që të tjerët të kishin qasje në valutën e tij, ato do të humbisnin. Duke pasur parasysh numrin e madh të kriptomonedhave që Popescu kishte, kjo mund të ketë një ndikim në çmimin e Bitcoin-it.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0